Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit në media të një videoje ku shihet një efektiv i policisë teksa dhunon një qytetarët të prangosur. Në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe efektivë të tjerë policisë të cilët kishin vënë nënkontroll personin që u dhunua nga efektivi.
Në reagimin e Policisë së thuhet se në lidhje me këtë ngjarje është pezulluar punonjësi i policisë dhe ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të etikës dhe për tejkalim kompetencash gjatë ushtrimit të detyrës.
Mësohet se është pezulluar nga detyra R. C., punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, për tejkalim të kompetencave.
Sipas Policisë, gjatë përpjekjeve për të shoqëruar dy shtetas të cilët nuk i ishin bindur urdhrit për të ndaluar, këta të fundit kanë tentuar t’i godasin me automjet punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Policisë, duke iu rrezikuar jetën. Punonjësit e Policisë i kanë ndjekur dhe ndaluar, por dy personat janë përfshirë në konfrontim fizik me punonjësit e Patrullës.
Në ndihmë të tyre shkuan forcat “Shqiponja”, duke bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të dy shtetasve E. S. dhe XH. S., për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, është pezulluar nga detyra dhe një punonjës tjetër policie, për një rast tjetër të denoncuar po me video në rrjetet sociale.
Bëhet me dije se është pezulluar është A. R., efektiv i Komisariatit të Policisë Nr. 2, i cili ka qenë duke kryer shërbim pranë një objekti të rëndësisë së veçantë dhe gjatë komunikimit me një shtetas, rojë i një parkingu, për të hequr makinën të cilën ky shtetas e kishte lejuar të parkohej pranë objektit të rëndësisë së veçantë, ka shkelur etikën e komunikimit dhe të sjelljes së punonjësit të Policisë./ Opinion.al