Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Procesi do të udhëhiqet nga KQZ”, Gjiknuri: Si do të votojnë emigrantët

2020/06/22 at 4:45 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Procesi do të udhëhiqet nga KQZ”, Gjiknuri: Si do të votojnë emigrantët

Votimi i emigrantëve është një nga pikat e synuara në kuadër të çdo ndryshimi që lidhje me zgjedhjet, por deri më tani nuk ka pasur sukses.


Ndërkohë, lidhur me këtë çështje ka folur Bashkëkryetari në komisionin e Reformës Zgjedhore nga radhët e mazhorancës, Damian Gjiknuri.

Në takimin online me këshillin koorodinues të diasporës, ai ka dhënë detaje në lidhje me dakordësimin e palëve politike për votimin e emigrantëve.

Gjiknuri theksoi se çështja e votës së emigrantëve është përfshirë në proces, ndonëse ishte një proces i vështirë politik. Sipas tij, është vendosur që procesin e votës së emigrantëve në zgjedhje do ta udhëheqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Përfaqësuesi i mazhorancës the se votat e emigrantëve të cilat do të vijnë në Shqipëri përmes postës ose në mënyrë elektronike do të numërohen në Tiranë, ku do të jenë dhe të regjistruar.

 “Reforma Zgjedhore është zhvilluar në një kontekst të vështirë politik. Nuk ishim në kushte normale si reformat e tjera, pasi ishim në një situatë ku dialogu me opozitën ishte thuajse i munguar. Për këtë, çështja e emigrantëve duhej sqaruar me shumë kujdes. Megjithatë, morëm përsipër që çështjen e votës së emigrantëve ta përfshijmë, në një mënyrë që ajo të bëhet e mundur. Nisur nga konteksti aktual, ku emigrantët duhet të votojnë sipas një regjistri paraprak, tashmë infrastruktura është gati. Për këtë vendosëm që në Kodin Zgjedhor procedurat e votimit, me postë ose elektronike, t’ia delegojmë KQZ. Në Kod u sanksionua që është KQZ ajo që udhëheq procesin. Kushdo emigrant, i cili është i regjistruar në një regjistër, automatikisht do të gjenerohet në listën e zgjedhësve, dhe do të ketë mundësi të votojë. Duhet që emigranti, diaspora, shqiptari me banim jashtë vendit, duhet të jetë i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile. Vota e tyre do të llogaritet në Qarkun e Tiranës. Pra, emigrantët e regjistruar në regjistër dalin në Qarkun e Tiranës. Në zgjedhjet e para numri do të jetë i vogël, por nëse do të aplikojmë në këto zgjedhje 20-30 mijë emigrantë, do të nxjerrim mësime për zgjedhjet e tjera. Meqë është listë unike, vota e tyre do të llogaritet në Tiranë, e cila ka dhe më shumë mandate”, tha Gjiknuri./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
Bota

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

22 Qershor, 2026 6:24 pm
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

22 Qershor, 2026 5:40 pm
Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Kronikë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

22 Qershor, 2026 5:35 pm
Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA
Sport

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA

22 Qershor, 2026 5:32 pm
Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

22 Qershor, 2026 1:58 pm
Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
Bota

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

22 Qershor, 2026 1:56 pm
Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

22 Qershor, 2026 1:27 pm
Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe
Bota

Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

22 Qershor, 2026 1:25 pm
Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat
Politikë

Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

22 Qershor, 2026 1:22 pm
Para
Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 9 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 9 viktima në 24 orët e fundit

Dogjën mbeturina dhe ndotën ajrin në Gjirin e Lalëzit,procedohen 2 persona

Dogjën mbeturina dhe ndotën ajrin në Gjirin e Lalëzit,procedohen 2 persona

Hotelet luksoze do kthehen në qendra kujdesi për pacientët me koronavirus

Hotelet luksoze do kthehen në qendra kujdesi për pacientët me koronavirus
















TE FUNDIT

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
22 Qershor, 2026

Një shpërthim në një impiant të madh gazi në Katar ka mbytur 13 persona, tha ministri i Energjisë i vendit....

Lexo më shumë

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
22 Qershor, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur përsëri se ushtria izraelite nuk do t'i japë fund pushtimit të Libanit jugor. Përmes...

Lexo më shumë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
22 Qershor, 2026

Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një ndjekje me Policinë mesditën e kësaj të hëne në Durrës,...

Lexo më shumë

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA
22 Qershor, 2026

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në cilësinë e Zv.Presidentit të UEFA-s, mori pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}