Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita i kërkon shpjegime PS për refuzimin e formulës së re për KQZ

2020/06/17 at 7:17 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma Zgjedhore/ Përfundon mbledhja me ekspertët e ODIHR

Edhe pse palët politike gjetën dakordësimin në parim për reformën zgjedhore, duket se rrugës po hasin çështje të cilat mund të ringjallin përsëri debate të ashpra mes tyre.

Një ndër këto çështje është formula për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të pësoj disa ndryshime pas votimit të reformës në Kuvend.

Ndërkohë, opozita i kërkon Partisë Socialiste një formulë të re për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e cila të reflektojë dakordësinë e arritur mes palëve në 5 Qershor.

Opozita shprehet se kjo formulë është e njëjtë me formulën konsensuale të përzgjedhjes së organeve të drejtësisë dhe e pranuar edhe nga Komisioni i Venecias.

Ndër të tjera, opozita i kërkon PS të shpjegojë se “me cilën pjesë të propozimit nuk është dakord dhe arsyet pse, si dhe të bëjë një propozim të saj alternativ në përputhje me dakordësinë e 5 Qershorit, pra sesi të garantohet me ligj konsultimi dhe ndarja proporcionale e anëtarëve të KQZ midis partive të mazhorancës dhe partive të opozitës, si dhe vendimmarrja konsensuale për cështje të rëndësishme të procesit zgjedhor.”.

Opozita thekson se PS ka mbetur tek drafti i vjetër i saj, duke refuzuar të reflektojë dakordësinë e 5 Qershorit, sipas të cilës “Komisioneri i Zgjedhjeve përzgjidhet në konsultim mes palëve, Zëvendës Komisioneri përzgjidhet nga partitë e opozitës, dhe anëtarët e Rregullatorit dhe KAS përzgjidhen nga partitë e mazhorancës dhe opozitës, të ndarë në mënyrë proporcionale.”.

Sipas opozitës, drafti që mbron PS përcakton emërimin e të gjithëve anëtarëve të KQZ nga qeveria dhe opozitës i hiqet çdo garanci ekzistuese, në lidhje me propozimet dhe vendimarrjen.

“Theksojmë se garancitë ekzistuese për procesin zgjedhor të tilla si vendimmarrja me shumicë të kualifikuar aktualisht në fuqi në Kod, duhet të ruhen dhe nuk mund të zvogëlohen apo hiqen. E kundërta do të përbënte një hap prapa në kohë dhe standarte. Është e pashpjegueshme sesi PS kërkon të zhbëjë garanci që ekzistojnë aktualisht në Kodin Zgjedhor, mbi përcaktimin konsensual nga KQZ të rregullave të garës elektorale. E kemi të paqartë qëndrimin tuaj se kjo formulë e propozuar nga opozita për KQZ e cila është e njëjtë si ajo që përdorim për organet e reja të drejtësisë, sjell politizim ndërkohë që ju mbroni versionin se kandidatët për KQZ duhet të jenë propozime nga grupet parlamentare apo deputetë të veçantë, çka, në fakt, përbën politizim tërësor të kandidaturave”.- thuhet në përgjigjen e opozitës./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit
Aktualitet

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

21 Qershor, 2025 11:07 am
OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë
Bota

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

21 Qershor, 2025 10:53 am
Dita e Liqenit të Ohrit
Aktualitet

Dita e Liqenit të Ohrit

21 Qershor, 2025 10:37 am
Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
Aktualitet

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

21 Qershor, 2025 10:23 am
Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme
Bota

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme

21 Qershor, 2025 10:08 am
Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
Bota

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

21 Qershor, 2025 9:53 am
Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
Aktualitet

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

21 Qershor, 2025 9:45 am
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Rajoni

Kosovë/ Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21 Qershor, 2025 9:28 am
Ballkani si depo për migrantë?
Bota

Ballkani si depo për migrantë?

21 Qershor, 2025 9:04 am
Para
Republikanët e Senatit publikojnë projekligjin për reformën në polici

Republikanët e Senatit publikojnë projekligjin për reformën në polici

Thaçi: Takimi me Vuçiç në Uashington, mundësi e artë

Thaçi: Takimi me Vuçiç në Uashington, mundësi e artë

Koronavirusi në Kosovë, konfirmohen 77 raste të reja

Koronavirusi në Kosovë, konfirmohen 77 raste të reja

TE FUNDIT

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit
21 Qershor, 2025

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër, Emilian dhe Mikelian Filipi, pasi akuzohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve...

Lexo më shumë

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë
21 Qershor, 2025

Shefi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi, ka bërë thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për...

Lexo më shumë

Dita e Liqenit të Ohrit

Dita e Liqenit të Ohrit
21 Qershor, 2025

21 qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tri bashkitë që rrethohen nga Liqeni i Ohrit –...

Lexo më shumë

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
21 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 72-vjeçarem, pasi akuzohet se nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com