Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ballkani si depo për migrantë?

2025/06/21 at 9:04 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ballkani si depo për migrantë?

Aktualisht ka rreth 1000 emigrantë në B-H. Po cili do të jetë fati i planit të Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur emigrantët në Ballkanin Perëndimor?


Kanë kaluar shtatë vjet që nga vala e parë e migrantëve që hynë në Bosnjë-Hercegovinë në numër të madh, pasi Hungaria dhe Kroacia mbyllën kufijtë e tyre në vitin 2015. Që atëherë, mijëra migrantë kanë qëndruar në Bosnjë-Hercegovinë, disa prej të cilëve kanë mbetur në vend, ndërsa të tjerë kanë gjetur strehim në vendet e BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Këta të fundit mund të pësojnë të njëjtin fat nëse plani i qeverisë britanike për të arritur një marrëveshje me Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilën kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë, rezulton i saktë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Kosovën për të strehuar rreth 50 migrantë që do të deportohen nga SHBA-ja, gjë që mund të konfirmojë njoftimet e mëparshme se administrata Trump do ta përdorë Ballkanin Perëndimor si qendër deportimi.

Trafikimi i migrantëve

Sa i përket B-H, kjo çështje është rishfaqur pas valëve të migrantëve të viteve të fundit, në të cilat dhjetëra prej tyre kanë humbur jetën duke kaluar kufijtë ilegalisht. Gjithçka ka marrë edhe një dimension politik, pasi njoftimi nga Britania e Madhe për deportimin në B-H nuk mund të zbatohet derisa të nënshkruhet një marrëveshje ripranimi, e cila kërkon pëlqimin e të tre grupeve etnike në B-H, gjë që do të jetë e vështirë të ndodhë nëse nuk ka ndonjë interes të fshehur ose “shlyerje borxhi”.

Republika Serbe ishte e para që kundërshtoi një plan të tillë, prandaj është planifikuar një seancë e Asamblesë Kombëtare të RS për të marrë një qëndrim mbi çështjen e migrantëve në territorin e këtij entiteti. Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, nuk ka mundësi deportimi, sepse nuk ka marrëveshje për këtë.

“Ne nuk do të jemi parking për këtë ndërsa unë drejtoj Republikën Serbe. B-H nuk do të nënshkruajë një marrëveshje me asnjë vend evropian për të pranuar migrantët që i kanë ftuar të vijnë tek ata. Ne nuk i kemi ftuar ata dhe nuk duam të pastrojmë rrëmujën e tyre që kanë lënë në këtë drejtim”, tha presidenti i RS Milorad Dodik.

Ai i dërgoi një nismë parlamentit për të shqyrtuar informacionin në lidhje me migrantët në mënyrë që “të miratohen masa në lidhje me njoftimet e qeverive të Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera në kohën e duhur”.

Dodik kritikoi opozitën e RS, e cila është përpjekur të largojë SNSD-në nga pushteti muajt e fundit, se është gati të bëjë gjithçka për disa pozicione në Sarajevë, përfshirë importimin e migrantëve.

Anëtari i Bordit Kryesor të SDS-së, Marinko Bozhoviq u përgjigj menjëherë.

“Nëse do t’ju ofronin heqjen e sanksioneve, nuk do të mendoheshit dy herë,” shkroi ai në Facebook, duke iu përgjigjur Dodikut.

Mbërritja e migrantëve në kampet e mbyllura?

Aktualisht ka katër kampe për migrantë në B-H – Lipa dhe Boriqi si dhe Blazhuj dhe Ushivak. Për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë, është krijuar nisma për të mbyllur urgjentisht kampin Blazhuj.

“Kampi i migrantëve dhe të gjitha krimet që po shohim, përfshirë vrasjet, po krijojnë një problem të madh për popullsinë lokale dhe zhvillimin e komunës Ilixha,” tha përfaqësuesi i SDP në parlament Sasha Maganoviq, i cili është nismëtari i mbylljes së kampit.

Megjithatë, për të mbyllur një kamp, ​​është e nevojshme të hapet një i ri që do të plotësonte të gjitha nevojat për pritjen e përkohshme të migrantëve, sipas Shërbimit për Çështjet e të Huajve.

“Pavarësisht se çfarëmigrantëshjanë, ne i pranuam, ndërsa ata bëjnë gjithçka. Do t’i dëboja të gjithë nga këtu. Le të ktheheshin në vendet e tyre ose të shkojnë në Evropë. Ata hapën kufijtë për ta”, thonë disa qytetarë të Sarajevës.

“Miq britanikë”

Jo shumë kohë pas krizës më të madhe të emigrantëve në B-H kur disa qendra u dogjën e disa u mbyllën, qindra emigrantë pritën me ditë të tëra një vendim nga autoritetet për fatin e tyre.

Pas kësja u krijuan katër kampe, por situata e sigurisë aty është jashtëzakonisht e pafavorshme. Popullata dhe disa politikanë kërkojnë mbylljen e disa prej tyre. Sidomos pas njoftimeve se numri i migrantëve mund të rritet nëse njoftimet për deportimin e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor rezultojnë të vërteta.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i B-H, Elmedin Konakoviq, thotë se nuk ka informacion në lidhje me deportimin e mundshëm të emigrantëve, por ai është gati të flasë.

“Ne nuk do të jemi kurrë pjesë e zgjidhjes së problemit të dikujt tjetër. Nëse kjo është nisma e miqve tanë nga Britania e Madhe, ne do të themi seriozisht dhe me argumente se çfarë mund dhe nuk mund të bëjë B-H”, thotë Konakoviq.

Depo për migrantët

Shërbimi për Çështjet e të Huajve në B-H thotë se në këto kushte, pranimi i migrantëve nga Britania e Madhe është i pamundur.

“Nuk e kuptoj se si kanë ndërmend ta bëjnë këtë. B-H nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Britaninë e Madhe”, tha drejtori i Shërbimit për Çështjet e të Huajve, Zharko Laketa.

Lidhur me nismën për të krijuar të ashtuquajturën Qendër Kthimi në vendet e treta për azilkërkuesit, Human Rights Watch njoftoi se Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe duhet të ndalojnë së përdoruri Ballkanin si një “depo për migrantët”.

“Në vend që ta trajtojnë Ballkanin si një depo për emigrantët, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të sistemeve funksionale të azilit dhe kornizave më të mira për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve”, kumtoi organizata e të drejtave të njeriut. Ajo përmendi shembullin e Bosnjë-Hercegovinës si një vend që tashmë po përdoret “si një vend grumbullimi për njerëzit që aksidentalisht e gjejnë veten në tranzit për në BE”./DW



Ju sugjerojmë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Politikë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

13 Korrik, 2026 11:22 am
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
Bota

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

13 Korrik, 2026 9:11 am
Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Para
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin

Kosovë/ Politikanët "abuzojnë" me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
















TE FUNDIT

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
13 Korrik, 2026

Gjatë diskutimit për raportin e KQZ për vitin 2025, Damian Gjiknuri tha se votimi elektronik është instrument për të cilin qeveria është...

Lexo më shumë

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 Korrik, 2026

Ashtu sikurse ka paralajmëruar pak ditë më parë, grupi parlamentar i PD-së kallëzoi sot në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe...

Lexo më shumë

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
13 Korrik, 2026

Irani ka forcuar qëndrimin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve të fundit gjatë natës. “Ngushtica e Hormuzit është...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
13 Korrik, 2026

I rrëzohet kërkesa deputetit Erald Kapri për inteperlancë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për çështjen e Rrjollit dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}