WhatsApp prezantoi të hënën një sistem, që do t’i lejojë përdoruesit në të gjithë Brazilin të dërgojnë para për individë ose biznese lokale brenda një bisede, duke bashkangjitur pagesat njësoj siç do të bënin me një foto ose video.
WhatsApp është duke punuar me Cielo, operatorin më të madh të kartave të kreditit dhe debitit, për të përpunuar pagesat, ndërsa lajmet për këtë risi rritën aksionet e Cielo me 30%, në një kohë kur rezervat në të gjithë botën, përfshirë këtu edhe Brazilin, janë gjithnjë e në ulje për shkak të frikës nga një valë e dytë e koronavirusit.
WhatsApp testoi sistemin në Indi në vitin 2018. Pagesa nëpërmjet Whatsappit nëBrazil, do të jetë pjesëmarrja e parë mbarëkombëtare që do të prezantojë mundësinë për të paguar drejtpërdrejt një biznes.
Kompania ka mbi 120 milion përdorues individual në Brazil, tregu i saj i dytë më i madh pas Indisë./Opinion.al