Balerina e njohur, njëherësh “vajza e motit”, Alba Hoxha ka festuar 25-vjetorin e saj në një festë speciale në Drymades Inn, shoqëruar nga miqtë e saj më të ngushtë.
Me një kod veshje, ku mbizotëronte e bardha dhe me një ambjent fantastik buzë detit, Alba ka shijuar ditën e lindjes në mënyrën më të vecantë të mundshme.
Në mesin e të ftuarve dallohet aktorja e “Klanifornias”, Eliona Pitarka si dhe balerinat e njohura Isida Mollaymeri dhe Ensa Llaci.
Nisur edhe nga imazhet që ka publikuar balerina në Instagram, duket se gjithçka ka qenë e organizuar deri në detaje dhe të ftuarit kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit./Opinion.al