Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sgarbi e quajti Bylisin qytet grek, reagojnë studiuesit shqiptarë

2020/06/09 at 10:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sgarbi e quajti Bylisin qytet grek, reagojnë studiuesit shqiptarë

Kritiku i artit Vittorio Sgarbi ka vizituar këto ditë Shqipërinë në një tur promovues. Ai është shoqëruar gjatë vizitës së tij edhe nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ardhja e politikanit italian në Shqipëri u bë e njohur pas incidentit që i ndodhi atij në Palasë, ku u raportua se rrezikoi të mbytej teksa lahej në det. Një video e këtij momenti qarkulloi në rrjet ku tregonte se si ai u përfshi nga dallgët dhe u shpëtua më pas nga vajza e tij.

Vetë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli postoi më vonë një video me Sgarbin ku njoftonte se ai ishte shëndosh e mirë dhe se po vazhdonte turin e tij promovues në Shqipëri.

Por solidariteti i treguar në publik për ngjarjen e rëndë që i ndodhi u kthye shpejt në zemërim ndaj Sagrbit. Shkak për këtë u bë një postim në rrjetet e tija sociale. Ai ndau me ndjekësit e tij një foto nga vizita e tij në parkun arkeologjik të Bylisit ku e quante këtë të fundit “qytet grek”.

Deklarata, aq më tepër e thënë në një tur promovues për Shqipërinë, u prit jo mirë nga publiku. Ajo ngjalli gjithashtu edhe reagimin e studiuesve, mes tyre Neritan Ceka, një nga arkeologët që kanë punuar në zbulimin dhe ndërtimin e parkut arkeologjik në këtë zonë.

“KUSH DO IA KETË THENË ZGARBIT QË BYLIS ËSHTË GREK ? Nuk mjaftoi që bënë grek Butrintin, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrisë së Kulturës nuk i thanë se ishte në mes të mallakastrioteve dhe po i falej lebërve. Këta pasardhës të grekëve janë? I nderuar Zgarbi, falju edhe një herë zotit të Bylisit të na shpëtojë nga injoranca e Ministrise së Kulturës. Amen”, shkroi Neritan Ceka përmes faqes zyrtare në Facebook të Forumit për Trashëgiminë Kulturore.

Por kritiku italian nuk e la me kaq polemikën për origjinën e Bylisit. Në një video të postuar në rrjetet sociale ai komenton reagimin në media mbi postimin e tij.

“Konfirmoj: Byllis ishte një qytet i lashtë Grek i vendosur në Iliri. Mbetjet e Byllis ndodhen në veri-lindje të Vlorës, Shqipëri. Gazetari shqiptar që ngriti një polemikë të panevojshme është thjesht një injorant i gjorë.”- shkruan Sgarbi teksa shton se Bylisi u ndërtua në kohën kur grekët pushtuan një pjesë të Ilirisë.

Këmbëngulja e Sgarbit në argumentin e tij të mëparshëm u cilësua “pa sens” nga studiuesi Auron Tare.

“Jam i sigurte qe postimi i pare i Zgarbit ka qene nje lapsus por kembengulja e tij per lapsusin e meparshme nuk ka me sens.”- shkroi ai në Facebook.

Neritan Ceka reagoi me një shkrim të gjatë sqarues ku thotë se Bylisi ishte qytet i përcaktuar ilir dhe kjo dokumentohet në shkrimet e lashta.

“Natyralisti romak Plini shkruante: “in finibus celebre Nymphaeum accolunt barbari Amantes et Buliones”. Natyrisht që Sgarbi e kupton latinishten, por çdo italian do ta përkthente: “Në kufi me Nymfeun e famshëm, banojnë barbarët amantë dhe bylinë”. Ky përkufizim gjeografik dhe etnik ka qenë shkruar rreth vitit 60 pas Krishtit, pra rreth 300 vjet pas ndërtimit të teatrit të Bylisit, gjë që dëshmon se bylinët dhe amantët kishin mbetur barbarë jo në kuptimin e kulturës, përderisa kishin një teatër, por në kuptimin etnik, domethënë cilësohen si jogrekë.””, shkruan Ceka.

“Për të hequr merakun në se fisi mund të ishte barbar, pra ilir, por qyteti mund të ishte helen, një autor tjetër grek, Stefan Bizantini, që ka bërë një inventar të fiseve dhe qyteteve antike, shkruante: “Byllis, qyteti Ilirisë pranë detit”. Por ai nuk përmend ndonjë qytet tjetër antik me të njejtin emër dhe nuk e marr dot me mend përse Sgarbi e cilëson Bylisin si “citta omonima”, pra “qytet me të njejtin emër”.”, shton ai. /Opinion.al

Etiketa: auron tareBylisneritan cekavittorio sgarbi

Ju sugjerojmë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Para
Sgarbi, sgërbot, ilirët barbarë dhe europianët e fisëm

Sgarbi, sgërbot, ilirët barbarë dhe europianët e fisëm

PD kërkoi heqjen e mandatit, mbyllet verifikimi për kryebashkiakun e Matit

PD kërkoi heqjen e mandatit, mbyllet verifikimi për kryebashkiakun e Matit

Studimi, kur do të largohet koronavirusi nga Shqipëria

Covid-19/ Rriten ndjeshëm rastet e reja në Shqipëri

TE FUNDIT

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com