Një 76-vjeçare, e infektuar me koronavirus, ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.
Ndërkohë, lidhur me këtë rast ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Përmes një deklarate, ministria bën me dije se e moshuara nuk ka ndërruar jetë nga koronavirusi, pasi ishte asimptomatike, por nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike.
76-vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe insuficiencë kardiake e dekompensuar. Deri tani, kanë ndërruar jetë 33 persona nga Covid-19./ Opinion.al