Gjykata Kushtetuese nuk do të shqyrtojë padinë e gjyqtarit Besnik Cani, ish-anëtar i KLP ndaj gjyqtarit të pezulluar të KPA, Luan Daci.
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Canit pasi argumenton në vendimin se saj se ajo nuk i përmbush kriteret për kalimin në seancë plenare.
Besnik Cani pas shkarkimit të KPA paditi në Gjykatën Kushtetuese Luan Dacin dhe Artan Hajdarin duke pretenduar se ishin emëruar anëtarë të trupës gjykuese në KPA në kundërshtim të Kushtetutës.
Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka pezulluar me kërkesë të SPAK, gjyqtarin e kolegjit të Posacëm të Apelimit, Luan Daci.
Ai akuzohet nga SPAK se fshehu shkarkimin nga detyra në vitin 1997 dhe se ai kishte gënjyer dy institucione lidhur me këtë fakt. /Opinion.al