Kronikë

Kokainë dhe fara kanabisi, arrestohen dy persona në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:16 - 27/05/20 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi janë kapur duke shpërndarë kokainë dhe kanabis.

Autoritetet njoftojnë se në pranga kanë rënë B. Z., 22 vjeç, dhe F. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët shpërndanin kokainë dhe kanabis në zonën e Baldushkut, si dhe kishin fara kanabisi gati për mbjellje.

Mbi B. Z.  rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa 30-vjeçari akuzohet për ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe ”Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Baldushku”.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen doza me kokainë, 1.1 kilogramë kanabis e ndarë në doza dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara kanabis.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Baldushku”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. Z., 22 vjeç dhe F. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga ana e punonjësve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ishin siguruar informacione nga burime të ndryshme konfidenciale dhe të regjistruara në Policinë e Shtetit se shtetasi F. A. merrej me tregtimin e lëndës narkotike cannabis sativa dhe kokainës, në zonën e Njësisë Administrative Baldushk dhe zonave përreth saj.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur Picallë, është konstatuar i ndaluar automjeti në posedim të shtetasit F. A., i cili ishte së bashku me shtetasin B. Z.

Nga kontrolli në automjet dhe në banesat e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 5 doza me kokainë dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara cannabis sativa.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe dy aparate celular, një peshore elektronike dhe automjeti në pronësi të shtetasit F. A.

Materialet procedurale të do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit B. Z. dhe për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe ”Kultivim i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit F. A./ Opinion.al

Pas