Dy zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës janë dhunuar dhe kanosur për shkak të detyrës nga një 40 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e bashkisë, ku O.M banues në Ersekë ka goditur për motive të dobëta dy punonjësit.
“Në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë Drejtor Kabineti dhe E. Z., me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni” -informon policia.
40-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit. Gjithashtu 40-vjeçari, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të rendit publik, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”./ Opinion.al