Ashtu siç kishte paralajmëruar, Presidenti Meta ka çuar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 8 Maj 2020, për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të truallit të Teatrit Kombëtar.
“Sot, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për Shfuqizimin e Vendimit nr.377, datë 8.5.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Eshtë një detyrim kushtetues i Presidentit të Republikës që brenda kompetencave të tij, të garantojë mbrojtjen e parimeve themelore që populli shqiptar i ka vendosur me referendum që prej vitit 1998!
Për fat të keq, Këshilli i Ministrave në këtë vendim, qënë pikën 1 të tij, shpreh vullnetin se, me kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të “Teatrit Kombëtar”, kjo bashki duhet të vijojë procedurat për shembjen e godinave të Teatrit dhe ndërtimin e godinave të reja”, tha Meta gjatë një daljeje për mediat.
Duke iu referuar vendimit, në të cilin thuhet se bashkisë i kërkohet shembja e godinës ekzistuese dhe ndërtimi i godinës së re pa ndryshuar destinacionin, Meta tha se vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, ndërsa bashkisë i mbetet vetëm që ta vendosi në veprim këtë vendim të KM.
“Pra është e qartëse, përmes togfjalëshit në pikën 1 të këtij vendimi ku citohet “me qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar”, shoqëruar dhe me togfjalëshin në pikën 2 se, “Bashkisë Tiranëi ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisësë përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi”, qëllimi për shkatërrimin e godinave aktuale të kompleksit të Teatrit Kombëtar është vendosur dhe urdhëruar në mënyrë të detyruar nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që kryetari i Bashkisë Tiranë dhe Këshilli Bashkiak, mbetet vetëm që ta vendosin në ekzekutim këtë vullnet politik të Qeverisë dhe Kryeministrit”, tha Presidenti.
Duke e konsideruar teatrin një pronë me vlerë për trashëgiminë tonë kulturore, Meta tha se teatri nuk mund të jetë juridiksion i bashkisë.
“Duke qenë se, pasuria që kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë ka emërtimin “Teatri Kombëtar”, dhe është në këtë mënyrënjë objekt që lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, dhe jo me vlera të trashëgimisë kulturore me interes vendor,Bashkia Tiranë nuk mundet të ketë në pronësi dhe aq më pak të shprehet për çështjet që kapërcejnë kufijtë e kompetencës dhe juridiksionit vendor që i përkasin sipas ligjit. Juridiksioni i Bashkisë Tiranë për të vendosur për “Teatrin Kombëtar”, është i kufizuar. Për një pasuri të tillë publike, pronësia duhet të qëndrojë në emër të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi presidenti/ Opinion.al