Tregtarët e Korçës kanë protestuar ditën e sotme duke kërkuar hapjen e tregut.
Sipas tregtarëve të rrobave të përdorura, kjo është e ardhura e vetme me të cilin mbajnë familjen,ndërsa theksojnë se nuk kanë marrë përgjigje nga Bashkia e këtij qyteti.
Bashkia nuk i ka lejuar që hapin tregun pasi rrobat e përdorura janë rrezik për përhapjen e infeksionit së COVID-19.
“Jemi mbledhur këtu që të na japin një përgjigje që të na hapet tregu, se jemi gjithë këto tregtarë që shesim aty. Jemi mbi 170 tregtarë, duam të na hapet tregu, duruar 2 muaj e gjysmë, nuk durojmë dot, me atë mbajmë familjen. S’po del asnjë të na jap përgjigjen, pagën e luftës na thonë që nuk e përfitoni, na dhanë nga një kutim me ushqime. Të na hapet puna se dhe ne kemi familje duam të rrojmë, kemi jetuar deri më tanie me borxhe. Me pazarin mbajmë familjen, ka qenë shumë e vështirë. presim përgjigje nga Bashkia. S’na kanë dhënë asgjë, as pagën në e luftës. Taksat i duan t’i paguajmë, tani të na japin një përgjigje! Jemi në mëshirë të Zotit. Duam të hapet Pazari se jemi në zero. Kam bërë një operacion të rënë, dhe kam 100 lekë ilaçe, jam zhytur deri në fyt me borxhë. Të hapet pazari, s’duam gjë tjetër. 2 mijë lekë, 2 mijë lekë të paktën të marrim bukën. Nuk ishim keq për një pako 20 mijë lekë për të mbajtur familjen 3 muaj”, shprehen tregtarët./ Opinion.al