Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.
Konkretisht, në shërbimin Infektiv aktualisht janë të shtruar 27 persona , 3 nga të cilët në terapi intensive.
Po ashtu, njoftohet se aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili ndjek rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë në terapi intensive, në gjendje më të rënduar.
Sakaq, 14 raste të reja me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit. Deri në këto momente në Shqipëri raportohen 750 persona të prekur me virusin e ri, ndërkohë që 30 prej tyre kanë humbur jetën./Opinion.al