Gjatë 24 orëve të fundit numri i pacientëve me COVID-19 në terapi intensive është shtuar në krahësim me ditën e djeshme.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë, 2 më pak se dita e djeshme por të dielën në terapi intensive raportoheshin 6 persona ndërsa sot numri i tyre ka shkuar në 9./Opinion.al