Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën nga koronavirusi në Shqipëri. Sipas të dhënave, janë konfirmuar dhe 16 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar nurmin në total të të prekurve në 377.
Ndërkohë, 21 person kanë ndërruar jetë. Gjatë 24 orëve, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 177 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste