Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja e paralizuar kërkon kartë identiteti për pensionin: Sille me barelë

2020/03/27 at 11:16 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gruaja e paralizuar kërkon kartë identiteti për pensionin: Sille me barelë

Emisioni “Stop” solli sot rastin e Shpresa Mances, një gruaje 82-vjeçare nga Durrësi. Ajo ka një motër 89 vjeç të sëmurë rëndë, të paralizuar dhe me 2 morfina në ditë. Prej vitesh, dy të moshuarat jetojnë së bashku.


Në muajin Mars, zonjës Drita Shehu i skadon karta e identitetit, e cila e privon nga marrja e pensionit. Por në zyrat e kompanisë “Aleat” në Durrës, i thonë, që po të duan le ta çojnë zonjën me barrelë për të bërë aplikimin.

Shpresa Mance: Unë jam 82 vjeç dhe kam një motër që është 7 vjet më e madhe se unë. Mirëpo ajo kurohet me morfinë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Ajo është rrëzuar dhe ka dëmtuar legenin dhe nuk lëviz.

Gazetarja: Prej sa vitesh?

Shpresa Mance: 8 vjet, i shërbej unë se ajo nuk lëviz fare. Nuk kam njeri, nuk kemi njeri fare, jemi të dyja. Asaj i ka vdekur i shoqi, edhe jemi bashkuar ne të dyja dhe banojmë të dyja këtu.

Gazetarja: Pse ke kërkuar Stopin?

Shpresa Mance: Unë kam kërkuar Stopin, që të më ndihmojë për kartën e identitetit, se unë e kam nxjerrë, kurse motrës nuk ja japin. I thonë të vijë, bjere me barelë, unë nuk kam njeri që ta zbresë, ka shkallë shumë. Ato thonë do deshe sille me barelë, po s’deshe mos ashtu. Bile njëherë më thanë nuk do ju japim dhe pensionin, po nuk e morët kartën e identitetit. Kështu që shkova gjithandej, asnjëri nuk më ndihmoi, u drejtova tek Stopi, thashë ishalla po më ndihmon Stopi.

Për këtë problematikë gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua zyrave të “Aleat”, në Durrës. Punonjëset nuk pranuan të prononcoheshin dhe të jepnin informacion.

Punonjësja 1: Të lutem, nëqoftëse mund të na kuptosh, nuk lejohet asnjë filmim! Duhet të kontaktoni me Kompaninë!

Punonjësja 2: Nuk kemi të drejtë të prononcohemi nëpër emisione!

Punonjësja 3: Zonjë, të kuptojmë që keni emision, nuk na lejohet, na penalizon neve.

Punonjësja 2: Ne nuk do të mbushim emisionin tënd!

Punonjësja 3: Të lutem, kontaktoni me qendrën. Nuk na lejohet të flasim ne, të prononcohemi për ju. Fare! Për asnjë lloj kompanie!

Më pas, gazetarja u interesua tek drejtoresha e Gjendjes Civile në Durrës, e cila tha se në shtëpi shkojnë vetëm për pasaportat e shpejta, që paguhen 18 mijë lekë të reja.

Përgjegjësja: Vetëm në rast pasaportash 180-çe, vjen grupi nga Tirana, i shkon në shtëpi. Për kartat nuk i shkon!

Gazetarja: Po mirë “ Aleat”-i ka parashikuar këtë gjë (pasaportën), nuk ka parashikuar këtë rastin tjetër (kartën e identitetit)?

Përgjegjësja: “Aleat”-i e ka në dorë këtë problem. Kur është 180 mijë lekë pasaporta, jemi të detyruar të vijmë!

Gazetarja: Po kur është kartë identiteti, s’i leverdis atyre?

Përgjegjësja: Jo, nuk e di tani!

Gazetarja: Si gjendje civile, çfarë keni bërë?

Përgjegjësja: Ne s’kemi të drejtë të flasim me “Aleat”-in. Ato janë privat!

Më tej, “Stop” komunikoi me punonjësen e “Aleat” në zyrat qëndrore, e cila tha se për këtë rast duhet folur me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Punonjësja: Si procedurë, që duhet të paraqiteni tek Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Bëni kërkesën dhe ato do t’ju japin një përgjigje në lidhje me procedurën, që do të ndiqni për të bërë aplikimin e zonjës. Unë ju sugjeroj të shkoni atje me dokumentacionin përkatës.

Gazetarja: Çfarë dokumentesh duhen?

Punonjësja: Kartën e identitetit të vjetrën, të zonjës, raportin mjekësor ose librezë invaliditeti, dicka që tregon që zonja është e paaftë, ose e pamundur për të shkuar deri tek zyrat. Vjen kërkesa tek ne, sigurisht edhe ne e dërgojmë dhe punonjësin e gjendjes civile dhe punonjësit tanë dhe të gjitha pajisjet për të bërë aplikimin në kushtet e shtëpisë, ose të spitalit, siç kemi bërë ju thashë edhe herë të tjera. Punonjësit që do të vijnë për të bërë aplikimin e zonjës në Durrës do të vijnë nga Tirana. Janë punonjësit që bëjnë vetëm këto aplikime.

Për këtë problematikë, “Stop” vendos në dijeni specialisten e gjendjes civile Anila Visha. Ajo thotë se do t’i nisë një e-mail drejtorisë së përgjithshme për këtë rast.

Specialistja: Do komunikoj dhe do t’ju kthej një përgjigjie. Bile, mund të flas që tani me Drejtorinë, sa t’i coj edhe një email. Në momentin, që do komunikoj me drejtorinë time, do të kthej edhe unë një përgjigjie tamam, ashtu sic është për t’u kthyer. Nëse ata e kanë praktikën, normal që do të na orientojnë edhe ne se si bëhet!

Në Ministrinë e Brendshme premtuan se do të flasin me “Aleatin” për zgjidhjen e problemit, që e moshuara të pajiset sa më shpejt me kartë identiteti./tvklan.al

Etiketa: karte identitetipensionstop


Ju sugjerojmë

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit
Bota

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

30 Korrik, 2025 9:59 pm
Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
Aktualitet

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

30 Korrik, 2025 9:40 pm
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
Rajoni

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

30 Korrik, 2025 9:28 pm
Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin
Aktualitet

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

30 Korrik, 2025 9:07 pm
Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
Bota

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

30 Korrik, 2025 8:47 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Aktualitet

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

30 Korrik, 2025 8:30 pm
Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
Aktualitet

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

30 Korrik, 2025 8:17 pm
Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
Bota

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

30 Korrik, 2025 8:02 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

30 Korrik, 2025 7:35 pm
Republika Çeke ndalon propagandën komuniste
Bota

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

30 Korrik, 2025 7:16 pm
Para
Koronavirus/SHBA, numri i të prekurve kalon 100 mijë

Koronavirus/SHBA, numri i të prekurve kalon 100 mijë

SHBA e para në botë për numrin e testimeve por kjo duket se nuk mjafton

SHBA e para në botë për numrin e testimeve por kjo duket se nuk mjafton

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 28 Mars 2020
















TE FUNDIT

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit
30 Korrik, 2025

Në qytetin Tanba të prefekturës Hyogo në Japoni, temperaturat arritën në 41,2 gradë Celsius, duke thyer rekordin e mëparshëm prej...

Lexo më shumë

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
30 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka dhënë detaje të rëndësishme mbi projektet e investimeve në...

Lexo më shumë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
30 Korrik, 2025

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në...

Lexo më shumë

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin
30 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën gjermane Zeit Magazin, ku rrëfen rrugëtimin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com