Bota

Koronavirus/SHBA, numri i të prekurve kalon 100 mijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:44 - 27/03/20 |
Opi Nion

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot vendi me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi. Tashmë ky numër ka kaluar më shumë se 100 mijë, ndërkohë që më shumë se 15 mijë persona janë konfirmuar si të infektuar në 24 orët e fundit.

1567 është numri total i viktimave, ndërsa në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 272 persona.

Situata vijon të mbetet problematike edhe për Italinë, vendi që shënon numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën, në një total prej 9134 qytetarësh. Edhe pse numri i të prekurve gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka shënuar një rënie prej 7%, numri i viktimave ka qenë më i larti, me 919 persona./Opinion.al

 

Pas