Ditën e sotme u njoftua se kryeministri britanik Boris Jonson është prekur nga koronavirusi. Por, Jonson nuk është i vetmi që është infektuar.
Mësohet se ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock është prekur nga COVID-19. Ministri i Shëndetësisë në Britani e Madhe, Matt Hancock rezulton me koronavirus.
Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një postimi në Tëitter duke thënë se ka dalë pozitiv ndaj testit të COVID-19 por ka vetëm disa simptoma të lehta. Ai ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e tij.
“Duke ndjekur këshillat mjekësore, pas disa simptomave të lehta shkova të bëja testin e koronavirusit, i cili doli pozitiv. Fatmirësisht simptomat e mia janë të lehta dhe jam duke punuar nga shtëpia në vetëizolim”-shprehet 42-vjeçari./ Opinion.al