Pensionistët kthejini në shtëpi. Kjo ishte porosia që kryeministri Rama i komunikoi ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një video-konferene me disa prej ministrave të kabinetit të tij qeveritar.
Rama tha se gjatë inspektimit që kishte bërë vetë sot në rrugët e Tiranës kishte konstatuar dy probleeme, daljen e pensionistëve dhe ecja dyshe. Ai porositi Lleshajn që policia të veproje në rastet kur shohin pensionistët në rrugë. Gjitashtu theksoi sse do të ketë gjoba për ata që ecin dyshe, madje këmbësorëve do u bllokohet dhe makina. Kreu i qeverisë tha se këtë masë tashmë e kopjoi dhe Italia.
“Dola sot me drejtuesit e policisë. Pash pak situatën. Situata është goxha më mirë në tregje. Kemi dy probleme që duhen adresuar me urgjencë. Pensionistët duhet të kthehen në shtëpi. Kemi folur dhe me ministren e Mbrojtjes dhe atë të Shëndetësisë për të targetuar shërbimet për pensionistët. Për pensionistët kryefamiljarë, u duhet shërbyer nga ne. Të tjerët duhen ndihmuar nga fëmijët. Policia duhet të kthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. S’ka; ‘obobo’, ‘u më pe’. Pensionistet duhen kthyer nga rruga. Makinat e policisë që bëjnë mbikëqyrjen, s’duhet të vazhdojnë rrugën kur shohin një pensionist, por t’i thonë; ‘xhaxhi në shtëpi’. Problem tjetër që shoh është ecja bashkë. Është e ndaluar, është e e rrezikshme. Duhet të ecin tek e tek. Ti mund të jesh burrë e grua! Por po vazhdoi kështu, do martohen të gjithë bashkë, edhe burri me burrin. Po ecet bashkë gjobiteni! Atyre këmbësorëve që kapen duke ecur në rrugë pas orarit, do gjobiten dhe përveç kësaj do i bllokohet makina. Na e kopjoi dhe Italia para dy ditësh këtë masë. Dmth e mori këtë masë.”, tha Rama. /Opinion.al