Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manastirliu:Nuk ka mungesë kitesh, testimet bëhen sipas udhëzimeve të OBSH

2020/03/20 at 7:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Manastirliu: Urgjencat kirurgjikale do të kalojnë nga QSUT te Trauma

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur se në vendin tonë nuk ka mungesë kitesh për testime, por ato bëhen sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).


“Nuk ka mungesë kitesh, po marrim furnizime të vazhdueshme me kite dhe tampona, çdo hap e hedhim në zbatim të rekomandimeve të OBSH, edhe në lidhje me testimet. Mënyra se si dhe sa realizohen testimet përcaktohet nga komiteti teknik i ekspertëve, që të identifikohen sa më shpejt personat e prekur, që të ndalohet përhapja. Këtë javë jemi furnizuar me kite dhe do të vijojë ky furnizim. Nuk e vendos ministri i Shëndetësisë se kush do të testohet, por ekspertët në terren”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja bëri një thirrje tjetër për qytetarët që të mos dalin nga banesat: “Mjekët po bëjnë punë fantastike, por ajo që dua të them është që t’i krijojmë atyre mundësinë që të ofrojnë shërbimin e tyre më të mirë, prandaj duhet të izolohemi. Nuk është sakrificë e madhe të mos dalësh nga shtëpia apo të mos takosh shoqërinë. Duhet të kemi kujdes, që të lehtësojmë sistemin shëndetësor dhe të kenë mundësinë të trajtojnë të infektuarit. Po punojmë në vazhdimësi për të rritur stokun e pajisjeve të mbrojtjes, por edhe sistemet më të zhvilluara shëndetësore po shkojnë në kolaps nga fluksi. Duhet ta kuptojmë këtë dhe t’i lëmë kohë sistemit tonë që të mundet të trajtojë pacientët siç duhet”.

Kur u pyet për numrin e shtetërve që janë në dispozicion për të përballuar emergjencën, Manastirliu tha: “Në bazë të fluksit dhe dinamikës, po përgatitemi”.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë pohoi se ashtu si në të gjithë botën, edhe në vendin tonë përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj.

Në lidhje me faktin nëse janë gati spitalet private për të pranuar pacientë me Covid-19, Manastirliu tha: “Kur spitalet jopublike do të përfshihen në regjimin e pacientëve me Covid-19, do i sigurojmë të gjitha masat e mbrojtjes personale. E kemi shumë të çmuar personelin mjekësor. Ne po përpiqemi maksimalisht, prandaj i lutemi qytetarëve që të zbatojnë rregullat dhe të mos kemi dyndjen që kanë sot vendet e tjera”.

“Kemi marrë masa drastike që kur doli rasti i parë, kur Italia kishte bllokuar vetëm Veriun. Ne bëmë menjëherë atë që nuk kishin bërë të tjerët. Çdo gjë është bërë siç duhet në raport me eksperiencat e vendeve të tjera”, shtoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu./ A2



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
SHBA mbyll kufirin, nju jorkezët mbyllen shtëpi

SHBA mbyll kufirin, nju jorkezët mbyllen shtëpi

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Serbi

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Serbi

Koronavirusi në Francë, 78 persona humbin jetën brenda 24 orëve

Koronavirusi në Francë, 78 persona humbin jetën brenda 24 orëve
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}