Ka shkuar në 9 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Kosovë. Ditën e sotme janë konfirmuar edhe katër raste të reja. Deri më tani COVID-19 është lajmëruar në Viti, Klinë dhe Malishevë. Të tre këto qytete janë në karantininë.
Të infektuarit kanë pasur kontakte me pacientët e tjerë. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës.
Sot është njoftuar se Qeveria ka vendosur të shtyjë pagesat e kësteve të kredisë dhe ka marrë edhe masa tjera për t’u përballur me këtë situatë./ Opinion.al