Kronikë

55-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij


               Publikuar në : 19:32 - 15/03/20 |
Opi Nion

Një 55-vjeçar nga qyteti i Memaliajt, është gjendur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij në lagjen nr.1.

Sipas informacioneve, kanë qenë komshinjtë e të ndjerit të cilët kanë gjetur të vdekur trupin e 55-vjeçarit të identifikuar si Leonidha Duka.

Një ditë më parë, Duka u shtrua në Qendrën Shëndetësore në Memaliaj pasi kishte humbur ndjenjat.

Në Memaliaj, pritet të mbërrije një grup ekspertesh për të vërtetuar shkakun e vdekjes. Duka jetonte i vetëm në banesë./ Opinion.al

Pas