Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma Zgjedhore / Sot do të flitej për sistemin, opozita shtyn takimin

2020/03/06 at 9:09 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma Zgjedhore / Sot do të flitej për sistemin, opozita shtyn takimin

Ditën e sotme ishte parashikuar që të zhvillohej takimi i radhës në tryezën për Reformën Zgjedhore.

Por me kërkesë të Opozitës së bashkuar takimi është shtyrë për ditën e hënë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe bashkë-kryetarja e komisionin për Reformën, Rudina Hajdari. Në një intervistë televizive mëngjesin e sotëm ajo tha se nuk e kishte pritur mirë shtyrjen e takimit dhe uroi që të mos kishte bojkot.

“Ka patur disa zhvillime momentet e fundit. Opozita e bashkuar e ka anuluar takimin e ditës së sotme, duke e shtyrë për të hënën. Nuk është mirë që të shtyhen takimet, pasi 15 marsi është javën tjetër. Ishte ditë e rëndësishme, sidomos për mua, duke qenë se sot do të flitej për ndryshimin e sistemit, por mbrëmë në darkë vonë erdhi njoftimi se do të shtyhet takimi. Urojmë që të mos jetë bojkot, por ndihem e shqetësuar për këtë fakt sepse është hera e dytë që tema e ndryshimit të sistemit shtyhet. Duhet të kuptojmë që kjo reformë bëhet për shqiptarët dhe ashtu siç kemi dëgjuar propozimet e opozitës dhe kemi qenë të hapur, edhe opozita duhet të ketë durim dhe të dëgjojë propozimin e opozitës në Parlament dhe shqetësimet e saj”, deklaroi Hajdari.

Në takimin e sotëm mes palëve do të flitej për çështjen e administratës dhe sistemit zgjedhor. Të dyja këto janë cështje ‘të nxehta’ pasi nga njëra anë priten propozimet për sjelljen dhe depolitizimin e administratës zgjedhore e cila gjithmonë ka nxitur debat mes palëve. Çështja tjetër me interes është ajo e sistemit zgjedhor e cila është kërkuar më fortë nga opozita parlamentare.

Takimi i radhës do të zhvillohet me të njëjtin rend ditë në orën 10:00 ditën e hënë. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
Kryesore

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

7 Nëntor, 2025 9:41 am
VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi
Bota

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi

7 Nëntor, 2025 9:35 am
Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari
Kronikë

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

7 Nëntor, 2025 9:29 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 8:26 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 7:25 am
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Para
Presion me pamje intime, 19-vjeçarja përdhunohet nga dy persona

Presion me pamje intime, 19-vjeçarja përdhunohet nga dy persona

“Hiqni dorë nga transaksionet me Rusinë”, SHBA paralajmëron Serbinë

"Hiqni dorë nga transaksionet me Rusinë", SHBA paralajmëron Serbinë

Publikohen propozimet e grupit demokrat për ndryshimin e sistemit zgjedhor

Publikohen propozimet e grupit demokrat për ndryshimin e sistemit zgjedhor

TE FUNDIT

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
7 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor. “Ky do të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi
7 Nëntor, 2025

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u sulmua seksualisht nga një burrë gjatë një eventi publik në Mexico City. Ky akt i...

Lexo më shumë

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
7 Nëntor, 2025

Një burrë zbuloi shufra ari dhe monedha me vlerë rreth 700,000 euro ndërsa po gërmonte në oborrin e tij për...

Lexo më shumë

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari
7 Nëntor, 2025

Një pjesëtar i një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt vendeve të Europës është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com