Kronikë

Presion me pamje intime, 19-vjeçarja përdhunohet nga dy persona


               Publikuar në : 10:03 - 06/03/20 |
Al Do

Përpos vrasjes dhe dhunës fizike, kërcënimi i vajzave me pamje intime vijon të mbetet një problem me pasoja të rënda.

Dy ditë më parë në qytetin e Këlcyrës dyshohet se një vajzë është përdhunuar nga dy të rinj dhe është ngacmuar seksualisht nga shokët e tyre.

Në Komisariatin e Përmetit është paraqitur një 19-vjeçare (këtu nuk po bëjmë të ditura detaje nga origjina dhe inicialet e vajzës në respekt të jetës së saj private dhe rastit delikat). Ajo ka denoncuar se ka rënën pre e përdhunimit nga dy persona ndër të cilët me njërin ajo kishte një lidhje dashurie.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 4 marsit rreth orës 18:00. Mësohet se i dashuri i vajzës kishte regjistruar pamje të saj intime. Me anë të tyre asaj i është bërë presion nga ai dhe shokë të tij të cilët e kanë vënë nën presion dhe i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim.

Mbrëmjen e së mërkurës ajo është takuar me të dashurin e saj i cili shoqërohej nga një shok i tiji. Në debat e sipër ata dyshohet se e kanë përdhunuar atë. Më vonë ajo është paraqitur në komisariat ku ka bërë edhe denoncimin. /Opinion.al

Pas