Ervis Iliazaj – Me iniciativat e qeverisë barra e provës është e të akuzuarit jo e të të akuzuarve. Prandaj duhet edhe ta provoj zoti kryeministër. Kështu është se këtë filozofi po ndiqni
Edi Rama – Dëgjo këtu se dhe s’të njoh fare se kush je
Ervis Iliazaj – Unë skam ardhur për ty po kam ardhur se më ka ftuar Fevziu
Edi Rama – Kisha shpresë se do ishe ndonjë i mënçur. Barra e provës i kalon të akuzuarit kur bëhet fjalë për mafioz, për terrorist
Ervis Iliazaj – Është bërë si filozofi qeverisëse
Edi Rama – Ku i gjen këta mo? Ku i gjen këta mo. Do e ngresh nivelin ti apo jo
Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon dot ti
Edi Rama – Cila filozofi qeverisëse
Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon ti se ma kanë certifikuar profesorë me mjekër derti te gjuri, madje më të gjatë edhe se tënden.
Edi Rama – Nga kçkja barra e provës kalon te i akuzuari duke i prishur të gjitha parimet e shtetit të së drejtës, nga akuzuesi te I akuzuari. Ju që keni bërë këtë punë vërtetoni akuzën që ju është bërë. /Opinion.al