Një 43-vjeçare shqiptare është vrarë nga bashkëshorti i saj në Itali. Mësohet se viktima është identifikuar si Laureta Zyberi, e cila punonte për mirëmbajtjen e një apartamenti në Furlani.
Sipas informacioneve, 54-vjeçari Eduart Zyberi, pasi ka vrarë gruan, ka tentuar të vras dhe veten. Ka qenë pronari i banesë ku po punonte 43-vjeçarja i cili njoftoi policinë. Pasi ishte kthyer në banesë. Ai kishte parë trupin e pajetë të Laureta Zyberit si dhe 54-vjeçarin në gjendje të rëndë pasi kishte një plagë në pjesën e barkut.
Policia ka vënë në pranga 54-vjeçarin, por aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin San Martino. Sipas hetuesve, Eduart Zyberi, shkonte çdo ditë për të marrë gruan e tij nga puna, por dyshohet se ditën e djeshme ata janë përfshirë në një sherr, gjë e cila rezultoi fatale për Lauretën./ Opinion.al