Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati/ Rama-Hajdarit: Sistemoni rrugët e mendimit

2020/01/30 at 12:26 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati/ Rama-Hajdarit: Sistemoni rrugët e mendimit

Deputetja Rudina Hajdari, teksa ka folur për projekt-ligjin për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimeve, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.


Në fjalën e saj në Kuvend, Hajdari ka thënë se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako e betonizoi Durrësin me mbështetjen e Ramës, ndërsa shtoi se administrata në vend është e korruptuar. Po ashtu, deputetja ka thënë se kryeministri Rama endet rrugëve të Europës për ambicie personale që s’kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve shqiptarë sot.

“E dëgjuat kryeministrin. Foli sikur s’ka qenë asnjëherë në Shqipëri. Sikur s’ka qenë kryetar bashkie e nuk  di c’bëhet me ndërtimet pa leje. Akuzon për leje jashtë standardi, kate pa leje. etj. Por kush e ka fajin.. e kam unë? Kush e betonizoi Durrësin, kush e mbështeti Vangjush Dakon. Unë apo kryeministri në foltore. Kush e ka fajin për gënjeshtrat që sot nuk ka parqe nuk ka lodra, janë kthyer në gropa për pallate. Kush e ka fajin për ata? Apo nuk flet për ata.. po merren me qytetarët që po ndërtojnë 4 kate pa leje . Po ky është skandal. Ke një vit që endesh në Evropë e merresh me egoizmin tënd, që s’ka mbarim. bën foto me Merkel, e të tjerë. Nuk ke të ngopur, do të tregosh se je lideri suprem i këtij vendi. Mendon se këto takime do i ndryshojnë jetën qytetarëve. Janë ambicie personale që s’kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve sot. TI në raportin e tij thotë që jeni vendi më i korruptuar, me kë konkurojmë ne sot me Afganistanin, me Sirinë. Mos Shpifni. Thojini shqiptarëve të vërtetën. Keni betonizuar Tiranën, Durrësin, i keni dhënë kryebashkiakevë me të dhëna kriminale, e keni cuar këtë vend keq e më keq. Ki pak ndërgjegje flit me shqiptarët sic duhet folur. Thoni se asnjë mur nuk ndërtohet sot pa rryshfet. Administrata është komplet e korruptuar.” tha Hajdari.

Ndërkohë, kryeministri i është kundërpërgjigjur Hajdarit duke e thënë se fjalimet e saj janë si ndërtime krejtësisht pa leje dhe e ka këshilluar që gjëja e parë që duhet të bëjë është të sistemojë rrugët e mendimit, pastaj fjalët, fjalitë e më tej fjalimet.

“Opozitën nuk e zgjedh. E ke. E kishim opozitën këtu. Jeni si dy pika uji me ata që nuk janë këtu. Nëse ka ndryshim mes jush dhe Bashës është se ai gënjen me dashje, ju gënjeni me dashje, ai bën sikur nuk kupton, ju nuk kuptoni. Ju sa herë merrni fjalën kaloni nga betonizimi te krevatet, nga kontrolli mjekësor tek bllok në Tiranë. Taman si vër tulla me mistri. Vini kwtu dhe bwni njw sallatw fjalwsh. Nuk dini të dalloni gënjeshtrën, akuzën. Një trishtim i madh kur mendoni se flisni në emër të të resë ndaj të vjetrës që ka përballë. Ju duhet të sistemoni rrugët e mendimit dhe sistemimit të fjalëve. Ju thoni se unë këtu thashë diçka tjetër. Transformoni fjalët që ju mendoni se po i kundërviheni. Unë nuk thashë që nuk kam qenë kryetar bashkie. Nuk mund të lini pa përmendur betonizimin e gjetur në pusin e paditurisë që ushqehet nga mllefi dhe prodhon fjalë pa asnjë lidhje me të vërtetën. Shkoni bëjeni kontrollin mjekësor bazë për të parë nëse funksionon apo nuk funksionon. Ju nuk e keni kuptuar dhe nuk do e kuptoni se pse humbni. Më thoni një arsye pse një shqiptarë duhet të shkojë të votojë zonjën Hajdari, ose zotin Lulzim. Më tregoni mua. Mbase unë jam i pavullnetshëm që t’i zbuloj ato që thonë ata. Zonja Hajdari, një këshill po të jap prapë, rrugën e ndërtimit të mendimit dhe jo marrjen peng të foltores këtu për sallatë fjalësh. Pak respekt”, tha Rama. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Vajza e Bill Gates do t’i japë fund beqarisë: Po, njëmijë herë!

Vajza e Bill Gates do t'i japë fund beqarisë: Po, njëmijë herë!

Paketa “anti-shpifja”, maxhoranca tërhiqet nga votimi në Kuvend

Paketa “anti-shpifja”, maxhoranca tërhiqet nga votimi në Kuvend

Ilir Meta reagon pas Komisionit: Institucioni i Presidentit i pamposhtur

Kuvendi shtyu miratimin e paketës "Anti-shpifje", Meta: Vendim pozitiv
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}