Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë u pyetën nga ABC News, nëse duhej shkarkuar apo jo kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla pas videos ku shfaqet duke konsumuar kokainë, ku nuk munguan edhe përgjigjet epike.
Një prej tyre edhe përgjigjia e deputetit socialist Bujar Çela, i cili u përgjigj se “nuk dinte gjë pasi ishte nga Lushnja”.
Pasi gazetarja e përsëriti pyetjen, kësaj radhe Çela e vlerësoi pyetjen “shumë shtrenjtë” duke thënë se i përket kryeministrit të marrë vendime të tilla./Opinion.al/