Autoritetet vijojnë kërkimet që prej muajit shtator për gjetjen e kapiteni turk, Sezgin Yavuz, i cili udhëtonte me një jaht në brigjet e Shëngjinit.
Ndërkohë, mësohet se Prokuroria shqiptare në dhjetor të 2019 i ka kthyer pronarit jahtin e mbetur në ujërat shqiptare.
Vendimi i Prokurorisë është marrë pas disa kërkesave të dërguara nga biznesmeni turk. Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur në fillim të shtatorit në ujërat ndërkombëtare në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.
Me gjithë disa muaj hetime nuk ka asnjë rezultat për gjetjen e kapitenit Yavuz. Prokuroria ka dërguar disa letër porosi në disa shtete për çështjen e zhdukjes së 31-vjeçarit. Një javë para se të zhdukej, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi.
Jahti u gjet i ndezur nga disa peshkatarë, ndërsa ende nuk dihet për fatin kapitenit turk./ Opinion.al