Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania ka nevojë urgjente për fuqi punëtore

2019/12/18 at 11:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania ka nevojë urgjente për fuqi punëtore

Katër vitet e fundit në Gjermani kanë gjetur punë 430.000 refugjatë. Ndër ta janë mbi 40.000 persona që kanë përfunduar kurset profesionale. Por kjo nuk mjafton as për së afërmi. Çdo e dyta sipërmarrje në Gjermani po përballet me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore, ka konstatuar Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë, një shoqatë shumë e madhe ekonomike.


Ndonjë përmirësim nuk shihet në horizont. Përkundrazi: Në vitet në vijim do të shkojnë në pension në Gjermani aq shumë punëtorë, sa që prej vitit 2030 do të mungojnë rreth gjashtë milionë punëtorë. Në firmat e zanatçinjve në Gjermani mungojnë aktualisht rreth 250.000 punëtorë, të cilët menjëherë mund të futen në punë.

Problemi është aq i madh sa që vetë Angela Merkel ka ftuar të hënën një samit në Zyrën e Kancelarisë. Karshi politikanëve nga niveli federal, në këtë samit kanë marrë pjesë edhe krerët e shoqatave të ekonomisë gjermane, shoqatave të sindikatave dhe krerët e Agjensisë për Punë.

Ministri i Financave, Olaf Scholz foli për një prej hapave më të rëndësishëm në ekonominë e Gjermanisë. Ai tha se për herë të parë në karrierën e tij politike janë të gjithë të një mendimi: “Se ne kemi nevojë për emigrantë dhe se kjo duhet të bëhet në mënyrë të organizuar”.

Ndërsa presidenti i punëdhënësve Ingo Kramer shtoi: “Rrallë herë kemi pasur kaq shumë konsensus për ndonjë çështje.”

Ligji i ri do të futet në fuqi me 1 mars 2020. Ai parashikon mundësinë që në tregun gjerman të punës të futen edhe punëtorë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. “Ligji paraqet një ndryshim paradigmash të llojit tonë dhe parashikon mundësinë e ardhjes në Gjermani të punëtorëve nga vendet jashtë BE”, tha kancelarja Merkel.

Në takimin e nivelit më të lartë bëhet fjalë për mundësitë që ligji të futet në fuqi dhe përdorim sa më parë që është e mundur. “Ekonomia e ka këtë nevojë”, tha presidenti i punëdhënësve Kramer. Nuk guxon të ketë procedura të stërzgjatura burokratike, nuk mund të ketë pritje dhe procedura që zgjasin me muaj të tërë.

“Neve na duhen procedura të cilat e bëjnë shumë të qartë se ne jemi të interesuar që njerëzit të vijnë tek ne”, tha kancelarja, e cila paralajmëroi të gjitha autoritetet e e brendshme dhe ato që kanë të bëjnë me të huajt, se duhet të bashkëpunojnë ngushtë mes vete.  Duhet të përshpejtohen edhe procedurat për dhënien e vizave. Ministri i Jashtëm Heiko Maas premtoi shtimin e kapaciteteve dhe digjitalizimin e procedurave për dhënien e vizave për punë. Kjo mundëson përpunimin e kërkesave për viza pune jo vetëm në ambasada por edhe në Gjermani. Nga viti 2021 këtë detyrë duhet ta marrë Zyra Federale për Çështjet e të Huajve. / Burimi: DW

Etiketa: emigrantegjermaniapune


Ju sugjerojmë

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Trump e pranon: Kam ditur “gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 7:38 pm
Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia
Bota

Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia

13 Qershor, 2025 7:22 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv
Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

13 Qershor, 2025 7:04 pm
Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri
Rajoni

Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri

13 Qershor, 2025 6:48 pm
Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës
Aktualitet

Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës

13 Qershor, 2025 6:37 pm
Projekti i Kampusit Universitar në Qytet Studenti/Veliaj ndan pamjet:Histori suksesi
Aktualitet

Projekti i Kampusit Universitar në Qytet Studenti/Veliaj ndan pamjet:Histori suksesi

13 Qershor, 2025 6:23 pm
Para
Draftet për median online shkojnë në Kuvend, cilat janë ndryshimet

Opinion/ Portalet apo qeveria, kush ka të drejtë?

Rama: Krenar për Qeverinë që drejtoj, reagoi më së miri pas tërmetit

Rama: Krenar për Qeverinë që drejtoj, reagoi më së miri pas tërmetit

Rama: Gazetarët që protestojnë, shkelës të të drejtave të njeriut

Rama: Gazetarët që protestojnë, shkelës të të drejtave të njeriut
















TE FUNDIT

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
13 Qershor, 2025

Pas sulmeve nga Izraeli, ka ardhur edhe reagimi nga Irani. Sipas mediave ndërkombëtare, Teherani ka lëshuar rreth 100 raketa balistike...

Lexo më shumë

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
13 Qershor, 2025

Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur akt-akuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate...

Lexo më shumë

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
13 Qershor, 2025

11.8 miliardë lekë është shuma që Ministria e Financave do të rialokojë në buxhetin e vitit 2025. Përmes një Akti...

Lexo më shumë

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
13 Qershor, 2025

Izraeli ka vazhduar sulmet ndaj Iranit dhe në valën e re të sulmeve janë shënjestruar Teherani, Komi, Karaxhi, raportoi televizioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com