Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Soreca: 15 milionë euro nga BE, vetëm hapi i parë

2019/12/17 at 10:18 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Soreca: Vullnet politik për luftën ndaj korrupsionit, palët të dialogojnë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka folur në lidhje me ndihmën që BE do të japë për Shqipërinë që pas goditjes nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.


Soreca, është shprehur për “A2” se 15 milionë euro janë hapi i parë që BE ka ofruar për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit. Ai vlerësoi edhe punën e bërë nga qeveria, ndërsa vuri në dukje edhe mangësitë.

Po ashtu, ambasadori i BE në vendin tonë, tha se për konferenca e donatorëve pritet të mbahet në fund të muajit janar, gjë e cila do të ndikojë në mëbshtetjen e Shqipërisë.

Soreca ka shpjeguar dhe komunikimin që pati me kryeministrin Edi Rama në mëngjesin e 26 nëntorit, ku thekson se pas 30 minutash pasi u vu në dijeni për situatën e rëndë, BE ofroi ndihmën e saj për Shqipërinë.

Si nisi mëngjesi i 26 nëntorit për ju?

Luigi Soreca: Atë mëngjes besoj se të gjithë e filluam me tërmetin. Nga aspekti profesional, mëngjesi filloi rreth një orë më pas, kur pata komunikimin e parë me Kryeministrin për të diskutuar rreth situatës. Ne vijuam punën dhe gjysmë ore më pas, ne ofruam asistencën tonë. Pas asaj telefonate, më është thënë se Shqipëria ishte e gatshme që ne të sillnim këtë ekip.

Ishte një telefonatë nga kryeministri për ju?

Luigi Soreca: Së pari, i dërgova një mesazh për të kuptuar situatën. Për pak orë, ne patëm atë qendrën tonë të përgjigjeve ndaj emergjencat, të cilët kishin biseduar me të gjithë kryeqytetet e BE. Ky është një sistem tejet efikas, ku menjëherë kryeqytetet tregojnë gatishmërinë e tyre.

A mund të na thoni si ndodhi kjo, pasi ndihma e vendeve të BE ishte e menjëhershme? Si u realizua teknikisht kjo ndihmë?

Luigi Soreca: Kjo qendër punon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Kështu që ata kanë mundësinë të kontaktojnë të gjitha shtetet anëtare gjatë gjithë kohës. Kështu që kur vjen një kërkesë nga një shtet anëtar apo një shtet kandidat si Shqipëria, është njësoj për ne. Fillon puna në mënyrë të menjëhershme. Është një listë njerëzish që mund të japin përvojën e tyre. Reagimi nga shumë njerëz ka qenë i menjëhershëm.

Në terma konkret, çfarë bënë këta njerëz që erdhën nga Bashkimi Europian, çfarë ekspertize ofruan?

Luigi Soreca: Në këto lloj fatkeqësish natyre ka tre faza, ajo e kërkim-shpëtimin, vlerësimi i dëmeve dhe faza e pas fatkeqësisë natyrore. Pra, për ne ishte e rëndësishme që ekipet e kërkim-shpëtimit të arrinin në vendndodhje të ndryshme në mënyrë që qytetarët të kishin ndihmën dhe të ishin edhe punonjësit e emergjencave shqiptare. Ne kemi pasur ekspertë nga shumë vende të BE. Ne kemi edhe një qendër koordinimi për të shmangur dyzimet. Kjo fazë zgjat 48 apo 72 orë, në mënyrë që ne të ndihmojmë ekipet shqiptare. Ndihma u dha dhe me ato jetë që u shpëtuan. Më pas, vjen faza e vlerësimeve.

Për sa kohë do të asistojnë ekspertët e BE në Shqipëri?

Luigi Soreca: Ata kanë arritur dy ditë më pas dhe çdo ditë në qytetin e Durrësit bëhet mbledhja e mëngjesit, ku koordinohet puna. Të gjithë specialistët takohen dhe ju jepen grafikat, ku ndahen nga Tirana deri në Lezhë. Tashmë po punohet për vlerësimet. Deri tani janë kontrolluar 14 mije ndërtesa. Kjo është shumë e rëndësishme si shifër. Mijëra në Durrës, 6 mijë në Tiranë dhe pjesa tjetër në Lezhë. Ata do të qëndrojnë rreth 1 javë tjetër. Kjo pjesë e kohës do të përqendrohet te trajnimet e ekipeve shqiptare dhe kjo është e rëndësishme.

Kishim dëgjuar që kanë ardhur ekspertë nga shumë vende, por pak kishim dëgjuar që ka një koordinim të BE-së pas kësaj…

Luigi Soreca: E kam parë këtë takim bashkërendimi që bëhet çdo ditë në Durrës. Në mënyrë që të përgatitet puna që do të bëhet. Shqipëria dhe BE kanë ecur bashkë në mënyrë për të shpëtuar jetë.

Le të flasim pak për anën financiare, pasi ka nevojë edhe për para dhe kjo është një tjetër pjesë që BE është angazhuar…

Luigi Soreca: Folëm për dy fazat e para dhe që prej të shtunën është faza e vlerësimit të dëmeve pas fatkeqësisë natyrore. BE, Banka Botërore dhe OKB-ja për të realizuar këtë proces, i cili zgjat nga 6 deri në 8 javë për të vlerësuar dëmet në të gjitha këto ndërtesa. Këtu shikohet e gjithë pjesa e infrastrukturës, patjetër edhe banesat. Kjo është pjesë e mekanizimit të BE-së. Në rast se do të ndodhte një tjetër tërmet edhe popullsia të jetë e trajnuar që të dijë se çfarë të bëjë. Ne kemi 15 ekspertë nga BE që do të vijojnë punën në javët në vijim, për të parë ku do të shkojnë paratë që janë premtuar. Prandaj do të bëhet edhe konferenca e donatorëve. Ne jemi të nderuar që do të organizojmë këtë konferencë. Kjo konferencë do të ndodhë në Shqipëri, duke marrë në konsideratë që do të jenë 300-400 përfaqësues të nivelit të lartë të organizatave ndërkombëtare, të institucioneve ndërkombëtare financiare, të shteteve të ndryshme. Ne besojmë që do të organizohet nga fundi i janarit, pasi ne besojmë që ky proces i vlerësimit të dëmeve pas kësaj fatkeqësie të jetë kryer në mënyrë që të jemi të sigurt për shifrat. Presidentja e Komisionit do të marrë pjesë në këtë konferencë. Angazhimi është për 15 milionë euro që janë për Shqipërinë dhe kjo është pjesë e angazhimit tonë. Ky është hapi i parë fare për ndihmën për Shqipërinë.

Cili është objektivi që pritet të realizohet në konferencën e donatorëve?

Luigi Soreca: Mendoj se në varësi të raportit që do të përpilohet. Sa më i mirë që të jetë ky raport aq më shumë do të kenë mundësi donatorët të shohin se nga cilët zëra do të mund të sjellin para.

Doja që t’iu kërkoja një mesazh për popullin shqiptar pas tërmetit…

Luigi Soreca: Së pari, do të jap atë mesazhin institucional. Unë kam qenë në terren për orë të tëra dhe kam pasur mundësinë të ndihmoja dhe të shihja lidhjen që ekziston nëpërmjet qytetarëve shqiptarë dhe popujve të ndryshëm të BE. Ne kemi parë këtë dhimbje dhe se si shtetet anëtare kanë qenë të pranishëm që nga momenti i parë. Edhe unë kam qenë në fshatra dhe zona të ndryshme për të treguar praninë e BE-së. Ne mbështetjen duam ta tregojmë edhe me vepra përveçse me fjalë dhe këtë do ta tregojmë gjatë konferencës së donatorëve.

Telefonata e parë e atij mëngjesi ishte me kryeministrin Rama, a mund të na thoni si e ka menaxhuar qeveria shqiptare këtë situatë?

Luigi Soreca: Qeveria e Shqipërisë ka reaguar ndaj tërmetit në mënyrë të menjëhershme. Është krijuar mekanizmi me ministrin Çuçi, me kolegë të tjerë të qeverisë dhe natyrisht që mund të ketë dobësi si në çdo proces. Ashtu siç e thash edhe më parë, edhe në këtë proces është pjesa e vlerësimit pas situatës që do të shikojmë. Në fakt, Shqipëria do të duhet të ketë edhe një mekanizëm pikërisht për Mbrojtjen Civile, një mekanizëm të fortë për të reaguar në lidhje me këto situata. Kjo konferencë donatorësh do të ndihmojë edhe për këtë gjë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti
Politikë

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti

25 Qershor, 2026 12:43 pm
Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?
Politikë

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?

25 Qershor, 2026 12:01 pm
Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën
Politikë

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën

25 Qershor, 2026 11:57 am
Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
Aktualitet

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

25 Qershor, 2026 11:37 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës
Kryesore

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

25 Qershor, 2026 11:05 am
SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:37 am
Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Kryesore

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

25 Qershor, 2026 10:17 am
Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët
Bota

Rubio: Bisedimet SHBA-Iran pritet të vazhdojnë javën e ardhshme

25 Qershor, 2026 9:54 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
Para
Autor i disa vjedhjeve, si u zbulua 25-vjeçari në Tiranë

Autor i disa vjedhjeve, si u zbulua 25-vjeçari në Tiranë

Soreca: 15 milionë euro nga BE, vetëm hapi i parë

"Ç'ka ndodhur me ndërtesat në Shqipëri?", flet arkitekti i njohur italian

Sherr me thika në Tiranë, plagoset futbollisti

Aksident në Krujë, makina përplas për vdekje 23-vjeçarin
















TE FUNDIT

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti
25 Qershor, 2026

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Taulant Ballës i cili i kërkoi të dorëzojnë...

Lexo më shumë

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?
25 Qershor, 2026

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të kërkojnë mocion mosbesimi, pas mbledhjes së Konferencës...

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën
25 Qershor, 2026

Kërkesa e PD për mocionin me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e Parlamentit Europian është rrëzuar në Konferencën...

Lexo më shumë

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
25 Qershor, 2026

Në vazhdë të reagimeve për protestën në Tiranë dhe qëndrimeve të tij se janë kurdisur nga influenca të huaja, përfshirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}