Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mendimet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi paketën anti-shpifje

2019/12/15 at 9:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mendimet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi paketën anti-shpifje

Organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe gazetarët shqiptarë kanë kohë që kanë shprehur shqetësim për të ashqutuajturën paketa e ligjeve anti-shpifje duke e parë atë si një mundësi të qeverisë për të shuar fjalën e lirë dhe kritikat ndaj saj.

“Fatkeqësisht nuk shoh ndonjë tregues se qeveria i ka marrë në konsideratë shqetësimet e shprehura nga organizatat ndërkombëtare dhe ka shumë të ngjarë që paketa të miratohet. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë jo vetëm procesin legjislativ në Shqipëri por edhe ndikimin në të ardhmen të këtij ligji në mjedisin mediatik në Shqipëri ku gazetarët përballen tashmë me sfida shumë serioze ndërsa mbulojnë çështje të debatueshme si korrupsioni dhe politikat e brendshme”, thotë Gulnoza Said, drejtuese e programit për Evropën në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork.

Zëvendës presidenti i organizatës ndërkombëtare IREX, Aleksandër Dardeli thotë se Shqipëria nuk është e vetme në përballjen me lajmet e rreme dhe duhet ta shoh problemin në një aspekt më të gjerë.

“Nuk është koha të nxitojmë dhe të fusim instrumente censure për të kontrolluar lajmet e rreme dhe për të kontrolluar lirinë e shtypit dhe lirinë e fjalës. Gjëja më e mirë që mund të bëjë qeveria shqiptare është të krijojë një ambjent ku mediat kanë aftësi të krijojnë të ardhura të qëndrueshme biznesore të cilat shërbejnë si karburanti i biznesit për të krijuar ide të mira dhe përmbajtje të mirë. Pa patur media të qëndrueshme nuk do të ketë informacion të mirë”.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se në shumë raste lajmet e rreme përdoret si pretekst nga qeveritë për të kontrolluar rrjedhën e lirë të informacionit përfshi disa vende me tradita demokratike. Pozicioni ynë parimor, thotë Gulnoza Said është që qeveria nuk duhet të ndërhyjë me mënyrën sesi media vepron në vend.

“Në se një media është ekonomikisht e qëndrueshme, pasi për të ka interes dhe ka audiencë, njerëzit janë gati të paguajnë për të, lere të funksionojë, në mënyrën që zgjedh ti mbulojë lajmet dhe ngjarjet. Në se një media nuk është e qëndrueshme ajo do të pushojë së funksionuari në një mënyrë të natyrshme“, thotë  Said.

Përvoja klasike e botës perendimore, thotë zoti Dardeli qëndron tek angazhimi i gjykatave për tu marrë me shpifjet, me cënimin e figurës së një personi dhe elementë të kësaj natyre, jo me agjensi që kanë kontroll direkt nga organet administrative të shtetit, siç është rasti në Shqipëri.

Dardeli thotë se qeveria duhet të reflektojë dhe të ndryshojë amendamentet që po përpiqet të miratojë tani.

“Informacioni i mirë është gjëja që duhet të promovojë qeveria shqiptare dhe nuk duhet të fokusohet në parandalimin e një lajmi të rremë. Betejën me lajme të rreme individuale, gjithmonë do ta humbë. Duhet të fokusohet tek informacioni i mirë dhe tek aftësitë kritike të qytetarëve për të procesuar informacionin – të investojë në edukim, në mendimin kritik, duke filluar nga fëmijët e deri tek të rinjtë”.

Megjithëse është përpjekur të përmirësojë paketën anti-shpifje, Dardeli thotë se amendamentet që po diskutohen tani nuk kanë ndryshuar.

“Në rradhë të parë, Autoriteti i Mediave Audiovizive po fiton pushtet më tepër seç i duhet për të kontrolluar shtypin dhe përmbajtjen që sjell shtypi në jetën e përditshme të shqiptarëve. Gjithashtu këshilli i Ankesave që ekziston poshtë AMA-s po fuqizohet dhe në fjalë konkrete po i jepet diskrecion dhe një farë monopoli për t’u marrë me cilësinë e përmbajtjes që botojnë mediat shqiptare. Gjithmonë kur kemi monopol dhe diskrecion kemi korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit. Kjo është baza, ky është themeli që qeveria shqiptare duhet ta korrigjojë”.

Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropianë dhe drejt institucioneve perendimore, thonë ekspertët, integrimi i Shqipërisë në këto insitucione nuk bëhet duke e sulmuar shtypin e lirë dhe lirinë e fjalës. Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
Video/ Martohet Mc Kresha, dalin pamjet e para nga dasma

Video/ Martohet Mc Kresha, dalin pamjet e para nga dasma

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 16 dhjetor 2019

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2019

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2019

TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com