Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Rama takim me ambasadorët: Çfarë do t’i them Zahos

2019/12/11 at 6:57 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti/ Rama takim me ambasadorët: Çfarë do t’i them Zahos

Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e fundvitit me ambasadorët e huaj në Shqipëri.


Gjatë fjalës së tij, Rama folur për tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ai ka falenderuar të gjithë trupat e huaj të kërkim-shpëtimit që ndihmuan për të nxjerrë banorët nga rrënojat e Durrësit e Thumanës.

Ndër të tjera, kryeministri ka publikuar dhe mesazhin e të dërguarës së SHBA, Lejla Moses-Ones, ai e ka nxjerrë në një folder dhe deklaroi se do ta ruajë gjithmonë për t’ia treguar djalit të tij, Zahos, kur të rritet dhe ta pyesë për SHBA-në.

 “Nuk kam ndërmend t’i publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as i ruaj në ndonjë aktiv, por mesazhin e Lejlës e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir sot 5 vjeç, Zaho, të rritet dhe pak e të bëjë pyetjen e parë për SHBA unë do t’i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptarë me Amerikën”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Nuk besoj se është e tepërt të them se asnjëherë më parë kjo përshëndetje nuk më ka tingëlluar më e afërt se sa sonte. Vetë kjo mbrëmje e fundvitit nuk është si të mëparshmet. Kjo mbrëmje ishte në diskutim edhe për brenda stafit tim, a duhej apo s’duhej bërë. Siç ishin në diskutim dhe zbukurimet e dritat festive të qyteteve të prekura nga fatkeqësia dhe të goditura nga dhimbja e rëndë për plot 51 viktima. Por, njësoj si dritat e festave të fundvitit, edhe kjo mbrëmje nuk mund të mos ndodhte. Në kushtet kur ju të gjithë në këtë kohë kaq dramatike për Shqipërinë jeni ndjerë dhe treguar po aq shqiptarë sa vetë shqiptarët.

Përballë gërmadhave dhe lotëve të 26 nëntorit detyra juaj ishte të raportonit atë ditë nga ambasadat tuaja në qytetet respektive, ndërkohë që unë e di që nuk pritët as të zbardhte mirë dita për të na ofruar solidaritet dhe ndihmë. Nuk kam ndërmend t’i publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as i ruaj në ndonjë aktiv, por mesazhin e Lejlës e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir sot 5 vjeç, Zaho, të rritet dhe pak e të bëjë pyetjen e parë për SHBA unë do t’i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptarë me Amerikën.

Ashtu sikundër nëse, kur im bir do inatoset me BE, kush nuk inatoset me BE, unë do t’i tregoj historinë e zbarkimit të trupave të kërkim-shpëtimit mbrëmjen e 26 nëntorit dhe heroizmat e atyre burrave e grave veshur me uniforma që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar jetë shqiptarësh. Do jetë shumë më e lehtë hyrja në histori me fqinjët, duke ia nisur jo nga ngatërresat politike, por nga rrëfimi i nxjerrjes prej gërmadhave pas thuajse 24 orësh të një djali shqiptar nga trupat fantastike greke të kërkim-shpëtimit, apo rrëfimi i një beteje të përbashkët të trupave nga Serbia e Kosova për të shkëputur nga kthetrat e vdekjes të shqiptarëve. Ishte e gjitha një mrekulli. Dhe kalorësit italianë, krahas atyre turq, që rrethuan gërmadhat e kthyera nga kështjella të vdekjes dhe nxorën prej aty jetë shqiptare.

Për vëllezërit dhe motrat nga Kosova me çfarë fjalësh mund të përshkruhen gjithçka u reflektua në operacionet. Asnjë fjalë nuk e përshkruan dot atë që sytë e mi e kanë shkruar në kujtesë. Në ato orë të pafundme, Franca që kujtoja se e kisha parë mjaftueshëm për t’i admiruar madhështinë dhe bukurinë, deri kur legjenarët e kërkim-shpëtimit u shfaqën në Durrës, me shkëlqim dhe zhdërvjelltësi mahnitëse. Po skuadrën izraelite që aq shumë kurajo iu dha qytetarëve të Durrësit si ta tregosh aq thjeshtësisht dhe lehtësisht. Dukej sikur përballeshin me një furtunë shiu në verë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Dëmet nga tërmeti/ Rama:  S’kemi parashikuar asnjë taksë të re…

Dëmet nga tërmeti/ Rama: S’kemi parashikuar asnjë taksë të re…

SHBA-ja vendos sanksione shtesë ndaj Iranit

SHBA-ja vendos sanksione shtesë ndaj Iranit

Raporti/ Numri i gazetarëve të burgosur në botë, afër shifrave rekord

Raporti/ Numri i gazetarëve të burgosur në botë, afër shifrave rekord
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}