Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe vëllai i tij Andrej Vuçiç janë kallëzuar penalisht nga kryebashkiaku i qytetit Novi Sad në Serbi, Milos Vuçeviç, për përfshirje në kultivimin e lëndëve narkotike.
Vuçeviç mësohet të ketë kërkuar hetim për lidhjet e mundshme të vëllezërve Vuçiç për kultivimin e marijuanës.
Opozita serbe i ka akuzuar vëllezërit Vuçiç për lidhej me pronarin e një ferme të arrestuar rreth një muaj më parë për kultivimin e marijuanës.
Vuçiç i ka mohuar këto akuza si dhe është shprehur se përmes këtij kallëzimi do të zbulohet se cili po gënjen./Opinion.al/