Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konflikti me Metën, mazhoranca kërkon të ‘nxjerrë jashtë loje’ Presidentin

2019/12/10 at 12:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Konflikti me Metën, mazhoranca kërkon të ‘nxjerrë jashtë loje’ Presidentin

Mazhoranca ka dërguar dy propozime për ndryshime Kushtetuese në Kuvend lidhur me procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te Presidenti.

Këto ndryshime synojnë të krijojnë një mekanizëm i cili anashkalon betimin e gjyqtarëve të emëruar te Presidenti edhe nëse ky i fundit nuk i thërret për të bërë betimin.

Këto propozime të mazhorancës vijnë pas situatës së krijuar me Arta Vorpsin dhe Marsida Xhaferllarin.

Mazhoranca propozon që në nenin ekzistues në Kushtetutë për betimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të shtohet një pikë që lejon anëtarin të bëjë betimin me shkrim dhe t’ia dërgojë Presidentit, nëse ai nuk e thërret brenda 10 ditësh nga data e zgjedhjes për të bërë betimin në Presidencë.

Neni 1

Në nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:

“Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar  dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”

Një procedurë e ngjashme është propozuar edhe për të shmangur bllokimet që mund të lindin nga emërimet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

“2. Mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë që përzgjidhet mes juristëve të spikatur fillon në ditën e betimit. Këshilli i Lartë Gjyqësor organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e emërimit ose e shpalljes i emëruar. Nëse anëtari i Gjykatës së Lartë nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit të Lartë Gjyqësor. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon.” /Opinion.al

Etiketa: gjykata kushtetueseKuvendimeta

Ju sugjerojmë

Diskutimet brenda Shtëpisë së Bardhë: Zelensky i propozon Trump…
Bota

Diskutimet brenda Shtëpisë së Bardhë: Zelensky i propozon Trump…

17 Tetor, 2025 10:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

17 Tetor, 2025 9:33 pm
Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
Bota

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

17 Tetor, 2025 8:56 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
Bota

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

17 Tetor, 2025 7:01 pm
Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së
Aktualitet

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

17 Tetor, 2025 6:35 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Hysni Gucati nga protesta për UÇK: Po barazohet viktima me xhelatin
Aktualitet

Hysni Gucati nga protesta për UÇK: Po barazohet viktima me xhelatin

17 Tetor, 2025 5:43 pm
Para
Kallëzimi ndaj Dvoranit, Meta: Provë për të ardhmen e Reformës në Drejtësi

Kallëzimi ndaj Dvoranit, Meta: Provë për të ardhmen e Reformës në Drejtësi

Takimi në Paris, Rusia dhe Ukraina arrijnë një armëpushim të ri

Takimi në Paris, Rusia dhe Ukraina arrijnë një armëpushim të ri

Betohet kryeministrja më e re në botë

Betohet kryeministrja më e re në botë

TE FUNDIT

Diskutimet brenda Shtëpisë së Bardhë: Zelensky i propozon Trump…

Diskutimet brenda Shtëpisë së Bardhë: Zelensky i propozon Trump…
17 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t'i ofrojë SHBA-së "mijëra dronë" nëse Uashingtoni i lejon asaj të...

Lexo më shumë

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
17 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me disa ‘spekulime’ se nga zyrat e PD ka dalë një urdhër për bojkotimin e...

Lexo më shumë

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
17 Tetor, 2025

Gjermania kishte kërkuar ekstradimin e një ukrainasi të dyshuar për përfshirje në sabotimin e tubacioneve Nord Stream në vitin 2022....

Lexo më shumë

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
17 Tetor, 2025

Nëse Shtetet e Bashkuara i japin Ukrainës raketat me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com