Një tjetër banesë është shembur me shpërthim të kontrolluar në Durrës.
Pasditen e sotme, inxhinierët e xhenios kanë shembur një godinë të shpallur të pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit.
Godina katër katëshe përdorej në dy katet e para si biznes ndërsa në dy katet e tjera banonin familjaret. Raportohet se nuk ka pasur dëme për banesat përreth.
Specialistët e IKMT kanë bërë një listë paraprake për godinat e tjera të cilat duhet të shembet. Ata thonë se kanë hasur në vështirësi për shkak se disa nga ndërtesat e shpallura të pabanueshme dhe që duhet të shemben, janë gjendur shume pranë objekteve te tjera dhe për këtë arsye vazhdojnë të analizojnë situatat se si mund ti jepet një zgjidhje./Opinion.al