Arben Malaj është pezulluar nga anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky propozim i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe mësohet se ka hyrë në fuqi menjëherë.
Në korrik të këtij viti, 28 deputetë të Partisë Socialiste ndërmorën një nismë për shkarkimin e tij nga posti që mban në Bankën e Shqipërisë, asokohe me pretendimin se Malaj ka shkelur etikën në prononcimet publike.
Vetë zoti Malaj e quajti atë nismë një vendim politik.
Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare:
-Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
-Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./Opinion.al/