Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Këto i dua nesër”, porositë e Ramës për kryebashkiakun e Durrësit

2019/12/02 at 8:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Këto i dua nesër”, porositë e Ramës për kryebashkiakun e Durrësit

Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Qendrën e Emergjencave të Durrësit, kryeministri Rama pati disa kërkesa të cilat duhen përmbushur ditën e nesërme.

Ai vuri theksin në fillim të lista e investitorëve që kanë ndërtuar pallatet të cilat kanë nevojë vetëm për riparim. Këtë detyrë Rama ja ngarkoi kryetarit në detyrë të Bashkisë së Durrësit.

“Tani, disa gjëra që duhet nesër të jenë në tavolinë. E para lista e investitorëve që kanë ndërtuar pallatet të cilat janë me dëme por janë nga pikëpamja strukturore ok, për të cilat grupet thonë që ky riparohet. Këta do thirren të gjithë dhe do iu thuhet bëhu gati do i riparosh një për një, jo si të thuash ti po si të themi ne, me gjithë parametrat teknikë me supervizion tek koka, çdo gjë. Unë dua nesër në darkë informacion kush janë këta dhe ku janë këta. Se mund të ketë ndonjë që nuk është këtu, ndonjë që bën si i falimentuar ose është i falimentuar, nuk ka rëndësi. Listat dhe personat dhe gjëja e parë ti që e ke marrë detyrën dhe do drejtosh bashkinë deri në zgjedhje, do i thërrasësh ti” tha Rama.

Problemi i dytë që preku Rama ishin inertet. Ai kërkoi një hartë të pikave ku ato ndodhen dhe urdhëroi pastrimin e qytetit para Vitit të Ri dhe dërgimin e inerteve në Porto Romano ku është fusha e plehrave.

“Pallatet që janë minus, që janë negativ, pra ky nuk bëhet, do shemben por është problemi i inerteve. Na duhet nesër harta e Durrësit me pikat ku janë inertet. Do ta pastrojmë para Vitit të Ri komplet. Siç u pastrua Lana me kuadrate. Kompanitë e ndërtimit do t’i thërras unë ky është kuadrati jot, shko pastroje. Tjetra, inertet do të depozitohen të gjitha në Porto Romano. Do çohen inertet dhe do fillojë menjëherë projekti ta heqim atë fushë plehrash e ta bëjmë park komplet atje siç bëhen në botë nga këto inerte parqe, ne e kemi filluar punën tani me këtë rast edhe inertet dhe parkun dhe fitojmë parkun”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë ka kërkuar edhe hartën hapësirën e tokës shtetërore pranë Universitetit të Durrësit. “Dua hartën e tokës shtetërore që është në zonën e Universitetit, ka një tokë aty ngjitur me zonën ekonomike, dua hartën me të gjitha të dhënat, hapësira. Nesër i dua të gjitha këto. Nga nesër në mëngjes, të gjithë punonjësit e administratës do bëjnë atë që bënte ajo goca, që kishit çuar që shpjegonte. Në çdo pikë ku ka njerëz do jenë dy persona, jo një se e marrin përpara, dy persona gra dhe vajza kryesisht që të rrinë atje të durojnë dhe t’u shpjegojnë me qetësinë më të madhe. Pjesa e akomodimit, mos i vononi kush vjen, të regjistrohet dhe është realisht një person që ka probleme që nuk banon dot në shtëpi ta çojmë në hotel, por duhet të jetë i verifikuar”, tha Rama. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm
PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe
Sport

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

16 Dhjetor, 2025 5:37 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha: Rama po e mbron

16 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Para
Avionët rusë dhe sirianë i marrin jetën 15 personave në Siri

Avionët rusë dhe sirianë i marrin jetën 15 personave në Siri

Basha: Mos harrojmë edhe zonat e tjera të dëmtuara nga tërmeti

Sulmi ndaj mediave/ Basha: Dhunim i fjalës së lirë, prokuroria të hetojë

VIDEO/ Qytetari i ankohet Ramës: Më ka humbur gruaja

VIDEO/ Qytetari i ankohet Ramës: Më ka humbur gruaja

TE FUNDIT

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
16 Dhjetor, 2025

Më 2023 një dhurues në një bankë sperme daneze u zbulua si bartës i një mutacioni gjenetik që mund të...

Lexo më shumë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
16 Dhjetor, 2025

Është krijuar komisioni ndërkombëtar për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës ndaj Ukrainës: konventa themeluese, e promovuar nga Këshilli i Evropës,...

Lexo më shumë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
16 Dhjetor, 2025

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com