Reperi i njohur, Drake u përball me një incident aspak të këndshëm. Ai u fut në skenë si i ftuari special i mbrëmjes, gjatë festivalit muzikor të “Camp Flog Gnaw”, por fansat shpërthyen në ofendime kundrejt tij.
Ata i kërkuan reperit të largohej pasi surpriza nuk u pëlqeu aspak megjithatë dëgjuan deri në fund performancën e tij.
Drake, u mundua ta kalonte me sportivitet megjithatë nuk e mbajti veten dhe ka reaguar me ironi.
“Kam lidhur një kontratë me përfaqësuesit e “Camp Flog Gnaw” dhe do të këndoj aty çdo vit për 10 vitet e ardhshme derisa ju të bëheni 30-vjeç, më vjen keq” shkruan reperi në Instagram për situatën e sikletshme./Opinion.al