Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Asnjë vendim i Strasburgut”, Tabaku liston aktet e qeverisë kundër pronës

2019/10/31 at 11:10 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kompani dhe tendera brenda familjes, PD akuzon Spiropalin

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se ka ndërmarrë akte kundër pronës.


Në një postim në Facebook, Tabaku liston 10 akte që sipas saj janë ndërmarrë në kundërshtim të plotë me të drejtën e pronës.

Tabaku shkruan se nga viti 2014 qeveria nuk ka zbatuar asnjë nga vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Ajo akuzon qeverinë se nëpërmjet disa akteve ka shpronësuar pronarët e tokave për t’ja dhënë më pas oligarkëve.

Ish-deputetja kujton se Ligji i ri i Kompensimit të Pronave u kritikua edhe nga Komisioni i Venecias për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe përmend gjithashtu krijimin e ligjeve të posaçme të cilat synojnë fuqizimin e një pakice.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut

Dhjetë aktet kundër Pronës që ka ndërmarrë Edi Rama

1- Që nga viti 2014 qeveria nuk ka zbatuar asnjë marrë asnjë nga vendimet e Gjykatës së Strasburgut në lidhje me pronat.

2- Në vitin 2014 ajo mori vendimin për të kaluar 18 mijë hektar tokë të parashikuar nga qeveria e fundit demokratike për Kompensim fizik të pronave tek Ministria e Bujqësisë në zërin e tokave që do jepen me 1 euro. Qëllimi fundor ishte t’ia japin oligarkëve.

3- Në vitin 2015 u miratua në kuvend ligji për Investimet Strategjike në të cilin prona private e qytetarëve do të merrej për një vlerë qesharake nga oligarkët. Ky ligj ka gjetur zbatim në shumë vende turistike dhe ka krijuar situatën e paprecedentë të humbjes së pronës në kundërshti me të Drejtat e Njeriut.

4- Qeveria nën frymën e ligjit për Investimet Strategjike nxori VKM-në numër 708 që shpronësonte pronat në bregdet për interes të investitorëve dhe në kurriz të qytetarëve pa pasur asnjë kujdes që ky është dhe një nga prioritetet e integrimit.

5- Në vitin 2015 qeveria dërgoi në Kuvend ligjin e ri për Kompensimin e Pronave për pronarët që iu rrëmbyen pronat nga shteti komunist. Megjithëse ajo ka programuar një buxhet prej 1 mld lekësh për PPP që i shkojnë oligarkëve, me ligjin e ri vendosi që mos të Kompensojë me vlerën e tregut pronat që i janë rrëmbyer pronarëve në 1945. Në kundërshti të plotë ajo vendosi që të kompensojë pronarët e tokave me vlerën e tokës të vitit 1945 dhe hoqi dorë totalisht nga Kompensimi fizik si kundër dhe nga kthimi i pronës. Ligji u kundërshtua nga Komisioni i Venecias që në një paragraf të qartë të botuar në Amicae Curiae shtator 2019 nënvizon problemet e Ligjit dhe mohimin e të drejtës themelore të njeriut.

6- Ligjet speciale në lidhje me PPP-të që i janë dhënë oligarkëve. E nisën me ligjin e Aeroportit të Vlorës, pastaj ligji për Teatrin, Ligji për Inceneratorët e kështu me radhë.

7- Në shkurt 2018, Agjensia e Kthimit dhe kompensimit të pronave vendosi që të ndalojë për një periudhë 3 vjeçare kompensimin e pronave. Ajo vendosi që për pronat me një vlerë 5 miliardë euro do të kompensohen me 600 mln euro, ky vendim rrëzoi edhe e detyrimin e Ligjit të ri Të kompensimit të Pronave i cili përcaktonte se qeveria do të kompensonte 40% të vlerës së tregut (pra 800 mln euro).

8- Ligji i ri i Kadastrës u rrëzua nga Presidenti por në tentativë për t’u miratuar nga Kuvendi mori vulën e zezë të Komisionit të Venecias që e rrëzoi atë. Ligji tentonte që të mblidhte në një dorë të vetme gjithë pasuritë e lira të vendit nën Agjencinë e Kadastrës që kishte të drejtën, sipas ligjit, që në mënyrë arbitrare të vendoste kufijtë e pronave private.

9- Qeveria miratoi Ligjin e Korporatës së Investimeve Strategjike Shqiptare. Një krijesë hibride e krijuar për të gllabëruar çdo pronë publike dhe private në interes të oligarkëve apo kryeministrit. Ligji i ri krijon një super-strukturë që do ketë nën kontroll të gjitha pronat e qytetarëve dhe që do të drejtohet nga kryeministri. Projektligji është kritikuar nga FMN, BB dhe institucione të tjera ndërkombëtare. Sipas një letre të BB-së drejtuar MFE ligji nuk reflekton një sërë kritikash të evidentuara nga BB që nuk janë përmbushur nga MFE.

10- Qeveria ka dërguar një draft ligj të ri për “Shpronësimet” i cili do të amendojë ligjin aktual. Ajo premton krijimin e Agjencisë së shpronësimeve që do të jetë për të gjitha pronat që duhen shpronësuar dhe me vlerën që ajo vendos. Ligji eliminon tërësisht kërkesat për një vlerësim të drejtë të pronës private duke eliminuar thuajse totalisht logjikën e shpronësimeve publike pa prekur interesin privat. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit
Sport

Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit

21 Korrik, 2025 5:06 pm
Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik
Life Style

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik

21 Korrik, 2025 4:58 pm
Shqipëria hyn në “ferrin” e të nxehtit afrikan
Aktualitet

Shqipëria hyn në “ferrin” e të nxehtit afrikan

21 Korrik, 2025 4:57 pm
Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
Bota

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

21 Korrik, 2025 4:38 pm
Nigel Farage: Rama ka pranuar të marrë mbrapsht të burgosurit shqiptarë
Aktualitet

Nigel Farage: Rama ka pranuar të marrë mbrapsht të burgosurit shqiptarë

21 Korrik, 2025 4:36 pm
Transferimi i parave të pista përmes sistemit “Hawala”, burg për dy të arrestuarit
Kronikë

Transferimi i parave të pista përmes sistemit “Hawala”, burg për dy të arrestuarit

21 Korrik, 2025 4:27 pm
Putin dhe Trump mund të shtrëngojnë duart në Pekin
Bota

Putin dhe Trump mund të shtrëngojnë duart në Pekin

21 Korrik, 2025 4:16 pm
Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi
Bota

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi

21 Korrik, 2025 4:07 pm
Balluku inspekton sportelet për e‑Albania në Patos: Abuzuesit do ndëshkohen…
Aktualitet

Balluku inspekton sportelet për e‑Albania në Patos: Abuzuesit do ndëshkohen…

21 Korrik, 2025 3:54 pm
Mbyllen hetimet, SPAK dorëzon në GJKKO dosjen “Partizani”
Aktualitet

GJKKO reagon pas deklaratave të Berishës: S’kemi asnjë konflikt institucional

21 Korrik, 2025 3:31 pm
Para
Palmer: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian

Palmer: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian

Çështja e detit me Greqinë/ Qeveria ndryshon grupin negociator

Çështja e detit me Greqinë/ Qeveria ndryshon grupin negociator

Bie nga kabina elektrike, humb jetën 40-vjeçari në Pogradec

Bie nga kabina elektrike, humb jetën 40-vjeçari në Pogradec
















TE FUNDIT

Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit

Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit
21 Korrik, 2025

Mirel Josa është zyrtarisht trajneri i ri i Bylisit. Pas largimit të Gentian Mezanit, Bylisi nuk ka humbur kohë dhe...

Lexo më shumë

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik
21 Korrik, 2025

Britania po udhëheq planet për ndërtimin e një avioni revolucionar hipersonik, i cili do të mund të fluturojë në kufijtë...

Lexo më shumë

Shqipëria hyn në “ferrin” e të nxehtit afrikan

Shqipëria hyn në “ferrin” e të nxehtit afrikan
21 Korrik, 2025

Shqipëria ka hyrë në një tjetër valë të të nxehtit afrikan. Sipas sinoptikanëve, pothuajse i gjithë vendi, edhe zonat malore,...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
21 Korrik, 2025

Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se 59,029 persona janë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com