Maha Vajiralongkorn, mbreti i Tajlandës vendosi t’i heqë të gjithë titujt bashkëshortes së tij të dytë, Sineenat Wongvajirapakdi. Ai e akuzon 34-vjeçaren për sjellje të keqe dhe mosrespektim të kurorës mbretërore.
Gazeta mbretërore shkruan se ish-infermieres së ushtrisë, iu hoqën titujt për “mosmirënjohje ndaj Mbretit”, si dhe për ambiciet e saj pasi tentoi të ngrihej në nivelet e Mbretëreshës, Suthida Vajiralongkorn.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se mbreti 67-vjeçar kishte mësuar se “ajo nuk ishte aspak mirënjohëse për titullin që i ishte dhënë” ndaj urdhëroi që të zhvishet nga të gjithë titujt mbretërorë dhe dekorimet.
Kujtojmë se mbreti i shumëpërfolur, Vajiralongkorn u ngjit në fron pas vdekjes së babait të tij në vitin 2016./Opinion.al