Johanes Hahn, Komisionieri për Zgjerimi të Bashkimin Europian, në prag të mbledhjes së Këshillit të BE, ku do të vendoset për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është shprehur se kësaj të fundit duhet t’i jepet një shans për çeljen e negociatave.
Hahn e bëri deklaratën e tij në një konferencë për mediat Hahn së bashku me kryeministrin Zoran Zaev, në të cilën u theksua dhe marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Greqinë.
“Maqedonia e Veriut ka zgjidhur një konflikt të gjatë me Greqinë. Duhej një vendim kurajoz. Kjo ishte një nga pikat e BE. Unë mendoj se Maqedonia duhet t’i jepet kjo mundësi për ta kaluar këtë hap. Do të doja të falënderoj qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Cilido që të jetë vendimi unë do të jem në krah të shtetasve të Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Hahn.
Ndërsa, Zoran Zaev ka thënë se nuk do të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk respektohet Maqedonia e Veriut për marrëveshjen e Prespës me Greqinë.
“Nëse BE nuk e respekton marrëveshjen e Prespës, si mund të pritet një marrëveshjes me Vuçiç dhe Thaçit”, tha Zaev./ Opinion.al E.Xh.