Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha nga Unaza e Re: Nuk hapen dyert e Europës pa u zgjidhur ky problem

2019/10/13 at 6:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha nga Unaza e Re: Nuk hapen dyert e Europës pa u zgjidhur ky problem

Kryetari i Partisë Demokratike i Lulzim Basha tha nga protesta e banorëve të Unazës se Re se pa u zgjidhur këto probleme Shqipërisë nuk mund ti hapen dyert e Europës.


Ai dënoi vendimin e gjykatës për të lënë në burg protestuesit ndërkohë që sipas tij janë lënë të lirë hajdutë dhe trafikantë.

“Një e keqe e madhe i ka bërë qytetarët sot, një e keqe qe ka zaptuar qindra familje në Unazën e Re. Qindra vogëlushë janë në një gjendje terrori prej një viti. Nga një banë që vendosën të vidhnin 40 milionë euro dhe të devijonin lumin e Lanës.

Në vend që ti shërbejnë ligjit janë vendosur këtu nga anti-ligji që vendosi të burgosë Eduard Ferhatin, Ruzhdi Dacin dhe Tomor Gjatën.

Është e njëjta drejtësi e korruptuar që nuk ka nisur hetimin ndaj Edi Ramës i cili ka shkelur ligjet amerikane. i lirë është edhe Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. I lirë është edhe Saimir Tahiri, i cili në 4 vite e ktheu Shqipërinë në një organizatë droge. Në një vend ku hajdutët janë  të lirë dhe ku ata që mbrojnë shtëpinë burgosen.

Pa e zgjidhur këtë problem Shqipërisë nuk i hapen dyert e Europës. Nuk hapen dyert e Europës me një kryeministër hajdur. Shqipëria si gjithë Europa është thirrja e çdo shqiptari dhe e çdo demokrati. Shqipëria si gjithë Europa do të thotë hajdutët në burg dhe dëmshpërblim ndaj çdo qytetari. Mirëqenie dhe punësim për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për disa” tha Basha.

“Sot Europa flet me gjuhen e qytetarëve të bashkuar që duan ndryshim në Shqipëri. Europa e do Shqipërinë. Europa i do shqiptarët. Dështimi i sotëm nuk është dështimi i asnjë shqiptari të ndershëm, nuk është dështimi i Shqipërisë. Është dështimi i një njeriu që ka marrë peng Shqipërinë. Ky dështim mban vulën dhe firmën e të njëjtit njeriu që firmosi dhe vulosi aferrën korruptive tek Unaza e Re, që firmosi dhe vulosi vjedhjen e zgjedhjeve.

Pa u hetuar dhe pa u çuar para drejtësisë Edi Rama dhe gjithsecili prej bashkëpunëtorëve të tij nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri europiane. Këtë e kemi thënë prej fillimit ne demokratët, ne opozitarët, këtë sot e ka thënë me një gjuhë të qartë edhe Brukseli. Europa ka treguar se sa e drejtë dhe legjitime është kauza me të cilën nisi beteja e opozitës, beteja e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë.

Kjo nuk është një betejë për pushtet. Kjo nuk është nëj betejë për veten tonë. Nuk është betejë për karrige. Kjo është betejë për t’i dhënë fund një herë e mirë jo vetëm këtij regjimi hajdutësh, kriminelësh, pa drejtësi, pa gjykata, një regjimi i cili ka asgjësuar bazën e bashkëjetesës demokratike, votën e lirë.

Beteja jonë është që një herë e mirë t’i japim fund këtij tranzicioni të tmerrshëm, plot me vuajtje dhe dhimbje dhe padrejtësi dhe të hapim për të gjithë shqiptarët, pa dallim bindje politike, një kapitull ku politikanët të mbahen përgjegjës para ligjit njësoj si çdo qytetar i thjeshtë dhe sa herë që ta shkelin ligjin, të marrin dënimin e merituar nga një drejtësi e pavarur.

Për një Shqipëri kur kurrë më të mos cënohet vota, vjedhja e votës, blerja e votës, shkatërrimi i zgjedhjeve me krimin e organizuar, kapja dhe blerja e medias, mbyllja e zërit të gazetarit të lirë; janë tipare të një vendi autokrat dhe kriminal. Ato nuk janë tipare të një Shqipërie europiane ashtu siç e duam dhe luftojmë të gjithë sëbashku.

Por miqtë e mi, koha kur Shqipëria po ecën indietro po merr fund.

Koha kur Shqipëria sundohet nga paligjshmëria do të marr fund shumë shpejt. Gjashtë muaj më parë kur e nisëm këtë betejë, shumëkush nuk besoi, na talli dhe na përqeshi.

Sot Europa flet me gjuhën e qytetarëve të bashkuar që duan ndryshim, duan transformim të thellë politik dhe ekonomik që besojnë tek Shqipëria, që besojnë tek demokracia, që besojnë tek liria, që besojnë tek familja, besojnë tek atdheu, besojnë tek Europa” shtoi kryetari i opozitës.

Në fund të fjalës së tij ai komentoi ndryshimet e Kodit Penal të ndërmarra nga Kuvendi.

“Nuk ka kod penal që të ndalojë protestën, kjo ndodh vetëm në vendet diktatoriale” tha kreu i PD-së. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

12 Qershor, 2026 12:01 pm
Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
Kronikë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

12 Qershor, 2026 10:56 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

12 Qershor, 2026 10:21 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

12 Qershor, 2026 9:53 am
Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
Kryesore

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

12 Qershor, 2026 9:24 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 Qershor, 2026 8:05 am
Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Para
Ndryshohet drafti i Këshillit Europian, Shqipëria merr “Po” me kushte

Ndryshohet drafti i Këshillit Europian, Shqipëria merr "Po" me kushte

“Mamaja më martoi me zor, tek vjehrri më rrihnin”

“Mamaja më martoi me zor, tek vjehrri më rrihnin”

I përfundon kontrata pas ndeshjes me Francën, Edi Reja flet për të ardhmen

I përfundon kontrata pas ndeshjes me Francën, Edi Reja flet për të ardhmen
















TE FUNDIT

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
12 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka njoftuar arritjen e dakordësisë me Iranin. Trump tha se Irani ka rënë...

Lexo më shumë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
12 Qershor, 2026

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një grupi kriminal të...

Lexo më shumë

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
12 Qershor, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit të raportuar mes Shteteve të...

Lexo më shumë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
12 Qershor, 2026

Një tentativë për vjedhje është regjistruar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku objektiv i autorit ka qenë filiali i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}