Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla propozon Rezolutë në parlament kundër lajmeve të rreme

2019/10/13 at 11:52 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Balla: PD ka thyer rregulloren, ka mbaruar koha kur Kuvendi ishte një teatër

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur në lidhje me paketën “Antishpifje”, e cila është miratuar nga qeveria, por ende nuk ka marrë miratimin në Kuvend.


Balla e ka cilësuar këtë paket si një masë mjaftë të rëndësishme për të mbrojtur qytetarët shqiptarë nga dezinformomi. Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka propozuar gjithashtu një Rezolutë në Parlament kundër ndërhyrjes elektorale të huaj dhe kundër lajmeve të rreme.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, duke iu referuar akuzave ndaj Partisë Demokratike, ka thënë se Shqipëria regjistron një rast të rëndë të ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit me burime nga kompani “guacka”, prapa të cilave ka prova se fshihet Rusia.

Reagimi

Bashkimi Europian po ndërmerr veprime kundër ndërhyrjes së huaj në fushatat elektorale dhe kundër lajmeve të rreme.

Duhet që edhe në Kuvendin e Shqipërisë të mos vonojmë marrjen e masave të njëjta sikurse edhe nga BE.

Në ditët në vijim do të prezantojmë në Kuvendin e Shqipërisë një Rezolutë të përafruar me dokumentin që Parlamenti Europian miratoi këtë javë. Rezoluta e PE e miratuar të enjten më 10 Tetor 2019 ishte një dokument tepër i fortë “mbi ndërhyrjet e huaja elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare dhe Europiane”.

Paketa Antishpifje e miratuar nga Qeveria shqiptare dhe që pret miratimin në Kuvend është një hap i parë, i rëndësishëm për ta mbrojtuar Shqipërinë nga dezinformimi. Një nga zgjidhjet që jep paketa konsiston në autorizimin e AMA, institucioni që mbikqyr ofruesit e shërbimit të mediave audiovizive, të monitorojë tashmë edhe fushën e veprimit të të gjitha llojeve të mediave elektronike, duke përfshirë edhe publikimet online. Qëllimi është i mirë: çdokush të marrë përgjegjësinë për fabrikimin apo shpërndarjen e lajmit të rremë. Duhet ta përmbyllim këtë fazë të parë të betejës me dezinformimin. Zgjidhja e ofruar në Paketën Antishpifje është e njëjtë me çfarë sugjeron BE “një përmirësim të Task-Force të BE-së StratCom në një strukturë të përhershme me një financim dukshëm më të mirë. Ata u bëjnë thirrje kompanive të internetit dhe mediave sociale të bashkëpunojnë në kundërshtimin e dezinformimit, pa dëmtuar lirinë e fjalës dhe BE-së të krijojë një kornizë ligjore për të luftuar kërcënimet hibride”.

Në tekstin e Rezolutës së PE përfshihen parashikime edhe për vendet kandidate për në Bashkimin Europian të Ballkani Perëndimor. Rezoluta “konsideron që BE duhet të punojë drejt zgjidhjeve praktike për të mbështetur dhe forcuar Median demokratike, të pavarur në vendet e fqinjësisë së BE-së dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor që janë kandidatë për anëtarësim në BE”.

Në fakt edhe Shqipëria rregjistron një rast të rëndë të ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit me burime nga kompani guacka, prapa të cilave ka prova se fshihet Rusia. Megjithëse vendet anëtare të BE ndalojnë plotësisht ose pjesërisht dhurimet e huaja për partitë politike ose kandidatët, aktorët e huaj gjejnë mënyra për t’i anashkaluar ato rregulla, thanë eurodeputetët, në diskutimet e tyre, duke veçuar rastet e ‘Frontit Kombëtar’ në Francë, dhe pretendimet e raportuara nga media për Partinë ‘Liria’ në Austri, ‘Lega’ në Itali dhe’ Leave EU’ në Mbretërinë e Bashkuar. Parlamenti Europian “thekson që ndërhyrja e huaj në zgjedhje minon të drejtën e qytetarëve për të thënë fjalën e tyre në qeverisjen e vendit, direkt ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur, siç përcaktohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, dhe se ndërhyrja e tillë nga shtetet e tjera përbën një shkelje të ligjit ndërkombëtar, edhe kur nuk ka përdorim të forcës ushtarake, kërcënim për integritetin territorial ose kërcënim për pavarësinë politike”.

Dezinformimi përmes publikimit të lajmeve të rreme është gjithashtu një problem akut në Shqipëri, masat për shërimin sado pak të të cilit duhet të jenë urgjente. Nuk janë të rastësishme dhe janë padyshim të lidhura me njëra tjetrën pagesat e ‘Biniatta Trade’, një kompani guackë në pronësi të dy shtetasve rusë, në favor të fushatës zgjedhore të Lulezim Bashës dhe Partisë Demokratike, me hapsirën e vendosur në dizpozicion të baltës ndaj Shqipërisë në media dukshëm me afinitet Rus. Rasti i televizioni shtetëror Rusia Today është më i dukshmi, teksa transmetonte live nga Tirana protesta të militantëve të PD, të cilat më shumë trembën ndonjë turist të huaj, i cili pët fat të keq e “hëngri” se ajo që ndodhte në 5 mijë metër katrorë, ishte kudo në Shqipërinë që kishte planifikuar të vizitonte këtë verë.

Njoftimi zyrtar i PE-së në përfundim të diskutimeve dhe miratimit të Rezolutës ishte: “parlamentarët europianë gjithashtu dënuan me forcë “veprimet agresive” që kërkojnë të minojnë sovranitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë anëtarësimin në BE”.

Rezoluta e Parlamentit Europian ka marrë shkas nga të dhënat zyrtare mbi rritjen e madhe të propagandës Ruse në Europë dhe “nënvizon me shqetësim se numri i çështjeve të dezinformimit që i atribuohen burimeve ruse dhe të dokumentuara nga Task-Force e Komunikimit Strategjik Lindor që nga Janari 2019 (998 raste) është më shumë se dyfish në krahasim me të njëjtën periudhë në 2018 (434 raste)”.

Të gjithë e dimë se edhe në media të huaja ka patur shkrime dezinformuese në dëm të Shqipërisë, edhe Maqedonisë së Veriut, teksa afrohet vendim-marrja për fillimin ose jo të bisedimeve për anëtarësim me BE-në.

Prokuroria në Shqipëri, në SHBA dhe Skoci, ende po vijon hetimet për deklarimet e rreme të Kryetarit të PD-së Lulezim Basha lidhur me financimin e huaj, por është e rëndësishme që frymën e kësaj Rezolute të Parlamentit Europian edhe Kuvendi i Shqipërisë të forcojë legjislacionin tonë kombëtar kryesisht në financimin e partive politike si në kënvështrimin e transparencës, por edhe në parandalimin e penetrimit të financimit nga burime të huaja (rasti Basha-Biniatta Trade). Rezoluta e Parlamentit Europian “i bën thirrje Komisionit Europian të adresojë çështjen e financimit të huaj të partive politike dhe fondacioneve evropiane, pa penguar krijimin e një hapësire publike evropiane që shkon përtej Bashkimit Evropian, dhe të fillojë një diskutim me Shtetet Anëtare për të adresuar këto çështje në lidhje me partitë dhe themelet e tyre politike vendase”.

Fjala në anglisht “disinformation” sikurse në shqip “dezinformim” është një përkthim i huazuar nga fjala Ruse “dezinformatsiya”, që rrjedh nga titulli i një departamenti të egër të propagandës së KGB-së. Josif Stalin e shpiku termin, duke i dhënë asaj një emër që tingëllonte frëngjisht për të pretenduar se kishte origjinë perëndimore. Dictionary.com bën edhe dallimin mes “keqinformimit” nuk është e njëjtë me “dezinformimin”. “Keqinformimi është informacion i rremë që përhapet pa pasur qëllim manipulimi, ndërsa dezinformimi bëhet për qëllim manipulimesh te qytetarët. Shpesh qytetarët shpërndajnë informacione në rrjetet sociale pa pasur siguri apo dijeni për vërtetësinë e tyre, ku në shumicën e rasteve janë të dëmshme apo problematike për shoqërinë”, shpjegon arsyen Dictionary.com se përse kishte zgjedhur “keqinformimin”, si fjalën e vitit 2018./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Aktualitet

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

11 Qershor, 2026 7:29 pm
Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

11 Qershor, 2026 6:53 pm
Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
Sport

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

11 Qershor, 2026 5:33 pm
SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

11 Qershor, 2026 4:26 pm
Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë
Kronikë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë

11 Qershor, 2026 3:12 pm
Para
Vrau 41-vjeçarin në Kavajë, burg për policin

Vrau 41-vjeçarin në Kavajë, burg për policin

Foto/ Kush është “ushtari” i Met Kananit që u ekzekutua

Akuzat/ Arrestohen tre taksistë në Shkodër

Kosovë/ Helmohen 26 numërues votash, pasi hapën zarfet nga Serbia

Kosovë/ Helmohen 26 numërues votash, pasi hapën zarfet nga Serbia
















TE FUNDIT

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
11 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se fundmi se të enjten do ta godasë fort Iranin e po ashtu ka...

Lexo më shumë

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
11 Qershor, 2026

Irani mohon Donald Trumpin, i cili kishte nxituar të deklaronte në një postim se jemi shumë afër një marrëveshjeje, dhe...

Lexo më shumë

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
11 Qershor, 2026

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Lexo më shumë

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
11 Qershor, 2026

Jose Mourinho është rikthyer zyrtarisht në stolin e Real Madrid. Klubi madrilen ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin portugez, duke mbyllur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}