Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ti qenke dashnori i kësaj”, si nisi “lufta” në Kavajë

2019/10/11 at 10:28 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ti qenke dashnori i kësaj”, si nisi “lufta” në Kavajë

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Kavajë nga ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli ndodhi për shkaqe xhelozie.


Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur në qafë shefi i sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit, Bledar Toçi. Ai nuk ka mundur të japë dëshminë e tij ditën e djeshme për shkak të gjendjes së rënduar si pasojë e plumbit tejshpues që kishte marrë në qafë. Pas ngjarjes ai është transportuar në spital me makinën e tij ndërsa tre të tjerët që ndodheshin në banesë janë larguar prej aty. Sot ai ka dhënë dëshminë e tij ku sqaron dinamikën e ngjarjes.

Sipas Bledar Toçit, ai ishte telefonuar nga Marsida Qatja e cila i ishte ankuar për shqetësimet që i sillte Dritan Haxholli. Ai kishte shkuar mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e saj sëbashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën, siç thotë ai për ti bërë presion Haxhollit. Kur ky i fundit ka mbërritur në banesë pak pas mesnate ka goditur me forcë derën. Toçi deklaron se ishte ai që i hapi derën dhe në atë moment Haxholli i ka thënë “Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua”. Pas kësaj ai hapi zjarr me kallashnikov ndaj Toçit i cili reagoi menjëherë. Në dëshminë e tij thuhet se ai qëlloi vetëm një herë.

“Marsida Qatja më telefonoi pasdite dhe më tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e përndiqte dhe unë i thashë se do e ndihmoja.

Kam shkuar disa herë tek shtëpia e saj gjatë së mërkurës. Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën.

I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ia hapa derën Dritani me tha:’Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua’ dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka deklaruar Bledar Toçi.

Megjithatë policia njoftoi ditën e djeshme se kishte gjetur në vendngjarje 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm që i përkasin pistoletës tip “Glock” dhe një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm që i përket kallashnikovit të Haxhollit. Pra nga këqyrja e vendngjarjes nga ana e policisë rezulton se Dritan Haxholli ka qëlluar vetëm me një plumb, pasi i është bllokuar kallashnikovi ndërsa Toçi ka zbrazur të gjithë krehrin me plumba, 16 nga 17 fishekë që mban pistoleta e tij e shërbimit.

Njeriu që u kthye në shkakun e ngjarjes së rëndë, Marsida Qatja gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se prej kohësh ka pasur marrëdhënie me Dritan Haxhollin.  Lidhja ishte ndërprerë por pavarësisht ndarjes, sipas 30-vjeçares, muajin e fundit Dritan Haxholli, ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Përplasja me armë ka ndodhur brenda shtëpisë 67 metra katror dhe në prezencë të fëmijës 2 vjeçar të Marsida Qatjas, që fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe ndodhej në gjumë në katin e dytë të apartamentit.

Në vazhdën e veprimeve hetimore policia bëri kontroll në banesën e Bledar Toçit në lagjen 2 në Kavajë ku u gjetën 7 doza kokaine doza me sasi afërsisht 4 gramë që pretendohet se i përkasin Benard Toçit, vëllait të Bledar Toçit. Policia ka ngritur dyshime se lënda narkotike shpërndahej në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit dhe në lokalet e natës së Kavajës. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

30 Qershor, 2026 2:59 pm
Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryesore

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

30 Qershor, 2026 2:52 pm
OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve
Bota

OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve

30 Qershor, 2026 2:24 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato

30 Qershor, 2026 2:06 pm
Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin
Sport

Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin

30 Qershor, 2026 1:52 pm
Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
Aktualitet

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 1:48 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

30 Qershor, 2026 12:52 pm
Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
Aktualitet

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë

30 Qershor, 2026 12:22 pm
VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë
Aktualitet

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë

30 Qershor, 2026 12:17 pm
Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola
Bota

Kongo raporton më shumë se 1300 raste me Ebola

30 Qershor, 2026 12:03 pm
Para
48 vite diferencë, aktorja martohet me miliarderin amerikan 80-vjeçar

48 vite diferencë, aktorja martohet me miliarderin amerikan 80-vjeçar

Pas sherrit, 64-vjeçari tenton të godasë me sëpatë…

Pas sherrit, 64-vjeçari tenton të godasë me sëpatë...

Nobeli i Paqes i jepet një kryeministri
















TE FUNDIT

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
30 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh që i ka ardhur nga një qytetar, i cili i kërkon atij të mos japë...

Lexo më shumë

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
30 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të bëjë gjithçka për të rritur investimet e huaja, me synimin për...

Lexo më shumë

OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve

OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve
30 Qershor, 2026

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rrezik të shtuar të shpërthimeve të sëmundjeve në Venezuelë, pas...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
30 Qershor, 2026

Apeli i Posaçëm ka liruar nga masa e sigurisë "arrest në burg" Mariglen Qaton, i pandehur në dosjen 5D. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}