Një i kërkuar shqiptar nga policia Italiane, i dënuar në vitin 2016 me 18 vite burg e 4 muaj nga Gjykata e Milanos për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha” është vënë në prangat e policisë në Shqipëri.
Operacioni i policisë mësohet të jetë zhvilluar në fshatin Dërmënas, të Fierit ku u ndalua në banesën e tij, 45-vjeçari Fredi Genica.
Gjithashtu gjatë operacionit policia ka mundur të sekuenstrojë një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./Opinion.al/