Rihanna, po sjell për publikun për herë të parë, një autobiografi vizuale.
Vetë këngëtarja e ndau lajmin me ndjekësit në Instagram, ku publikoi një video me momente të shkëputura nga albumi i quajtur “Rihanna”, që përmbledh momentet më të veçanta nga e gjithë jeta e saj.
Ylli botëror tha se gjithçka ishte gati, duke shtuar se në këtë copëz arti ka ndarë momentet më speciale të jetës së saj, duke nisur që prej fëmijërisë në Barbados, adoleshencës, kohës me miqtë, hapat e parë drejt famës, koncertet por dhe shumë surpriza të tjera ekskluzive.
“Po përgatitemi prej 5 vitesh… E lumtur që më në fund ndaj me ju këtë koleksion kujtimesh të mrekullueshme. Faleminderit fotografëve dhe artistëve që punuan me mua dhe atyre që kontribuan që unë të publikoj këtë copëz arti për herë të parë në një industri të re.”- shkroi Rihanna.
Libri autobiografik do të dalë në shitje më 24 tetor dhe kushton 150 dollarë. Ai ka plot 504 faqe dhe më shumë se 1000 foto. /Opinion.al