Është lënë në burg nga Krimet e Rënda, Arbër Çekaj. Vendimi për të është dhënë dy ditë pasi ai u ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania.
Ai akuzohet për 613 kilogramë kokainë të kapur në Portin e Durrësit. Çekaj ishte pronari i kontenierit me banane ku ishte fshehur droga.
Droga e kapur në kontenierët me banane vinte nga Kolumbia dhe është sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në territorin shqiptar. Vlera e saj përllogaritej rreth 180 milionë euro.
Në pranga për këtë ngjarje është menaxheri i kompanisë “Arbi Garden”, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane. /Opinion.al