Bota

Vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve në Hong Kong


               Publikuar në : 14:36 - 21/09/19 |
xhu lia

Protestat në Hong Kong kanë vijuar, ndërkohë që policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës t’i shpërndarë gjatë kësaj të shtune.

Disa persona kanë rënë në prangat e policisë dhe shumë dyqane janë mbyllur për shkak të dhunës dhe protestave që vijojnë prej muajsh.

“Protestuesit kanë shkaktuar shumë dëme dhe gjithashtu bllokim të trafikut, po ashtu protestuesit kanë hedhur bombola gazi të cilat janë shumë të rrezikshme për jetën e qytetarëve”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Pak kohë më parë Kryeministrja e Hong Kong, Carrie Lam u shpreh se ajo dhe ekipi i saj do të nisnin dialogun me qytetarët, si dhe theksoi se dhuna që ka rrënuar qytetin gjatë tre muajve protestash duhet të marrë fund.

Hong Kongu, e cila  një ish-koloni britanike është përfshirë në protesta që shpesh kanë qenë të dhunshme.

Shkaku fillestar i tyre ishte një projektligj për ekstradim, i cili lejonte që njerëzit të dërgoheshin për tu gjykuar nga Hong Kongu në territorin e Kinës.

Autoritetet e tërhoqën projektligjin mirëpo protestuesit shtuan kërkesat e tyre./Opinion.al/

 

Pas